Të rreshtuar me një precizion ushtarak, qindra punonjës presin në radhë për të prodhuar celularët iPhone në një prej fabrikave më sekrete të kompanisë gjigande Apple, raporton Daily Mail.
Të veshur me xhaketa rozë dhe kapuça blu, punonjësve iu skanohet mjeti i identifikimit përpara se të nisin punën.
Por sërish nuk lejohen të hyjnë në ambientet e brendshme pa iu nënshtruar një skanimi për njohjen e fytyrës.
Pegatron Corp ka 50 mijë të punësuar për prodhimin e ceularëve iPhone në fabrikën e tyre në Shangai.
Fabrika është sa 90 fusha futbolli.
Ndërsa hyjnë brenda, punonjësit i nënshtrohen kontrollit përmes detektorëve metalikë.
Qëllimi është që jashtë fabrikës të mos dalë asnjë video që mund të japë detaje për teknologjinë e përdorur.
Shkallët kanë rrjeta për të shmangur incidentet ose vetëvrasjet.
Fotot janë publikuar nga vetë kompania Apple pas presionit në rritje për të zbuluar detajet e fabrikës.
Një punëtor këtu mendohet se fiton rreth 230 sterlina në muaj.
Një iPhone 6 në Kinë kushton rreth 480 sterlina.
Para disa javësh, një familje në Kinë akuzoi fabrikën duke thënë se djali i tyre kishte vdekur pasi punonte mbi 12 orë në ditë.
Kompania thotë se procesi mbikëqyret rreptësisht dhe punonjësit i zbatohen kodit të punës.
Familja e tij mori një dëmshpërblim prej 8.300 sterlinash.
Në total janë shitur 74.5 milionë iPhone gjatë tre muajve të fundit.




Aushvic ???
Shume e drejte, nje bote luksi e mbajtur nga nje bote tjeter e skllaveruar.