Basha: Qeveria u mori shqiptarëve në dy vite, 2.2 miliardë euro

Elton Tafaruci

Kreu i Partisë Demokratike në një takim me gazetarë denoncoi aferat e korrupsionit të qeverisë, duke u fokusuar tek tenderat. Sipas kreut demokrat, 2/3-t e tenderave zhvillohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa ofertues, duke marrë përfituesi çmimin më të lartë. Basha tha se shifrat flasin vetë dhe se shqiptarët po varfërohen çdo ditë e më shumë.

Kreu i PD-së tha se 2.2 miliardë euro janë vjedhur përgjatë këtyre dy viteve, duke përmendur këtu tre komponentë. Ai tha se pavarësisht rritjes së të gjitha taksave, të ardhurat në buxhet janë më të ulëta se të qeverisë së shkuar që kishte taksa më të ulëta.

Komponentë të dytë, Basha përmend aferën CEZ dhe volumin e saj prej 500 milionë eurosh dëme.

Lista e kompanive që sipas Bashës kanë fituar tendera korruptivë

“Në Port, Alko Impex, kompani në pronësi të Arbër Abazit, nipit të Sadri Abazit, ka marrë 30 tendera me vlerë totale prej 1.4 miliardë lekësh që shkaktoi gënjeshtrat e Edi Ramës kur tha se prona është në pronësi të investitorëve kosovarë. Atelier 4, e mirënjohur në këto 15 vite, pronë e klientëve dhe miqve personal të Edi Ramës, Shkreli dhe Eftimi me 18 tendera me vlerë totale 267 milionë lekë.

Classic në pronësi të Agron Papulit, mikut dhe ndërtuesit të vilës së Durrësit, ka fituar 19 tendera me vlerë totale 595 milionë lekë. Eurocol në pronësi të mikut tjetër të Edi Ramës, Sandri Sarapulit, ndërtuesit të sarajeve të Edi Ramës, 12 tendera me vlerë 18 miliardë lekë.

“EuroGjici Security” në pronësi të Safet Gjicit, 159 tendera me vlerë totale 7 miliardë e 1 80 milionë lekë. “Asteg”, kompania që përdoret nga “Integu” kompania e Ilir Beqjes dhe tani funksionon si guaskë, 45 tendera me vlerë 751 milionë lekë.

Vetë Integu 32 tendera, me vlerë 1.5 miliardë lekë. Ndreu Security, e deputetit Pjerin Ndreu, 37 tendera me vlerë 916 milionë lekë.

“Market in Distribute”, e Vilma Nushit, 23 tendera 134 milionë lekë, këtu nuk përfshihet koncesioni. Trimed në pronësi të Vilma Nushit, 458 tendera, 260 milionë lekë dhe Omega Ferma 58 tendera, 830 milionë lekë. 88 milionë dollarë të shqiptarëve të marra nga kjo 11-she, me tendera të paracaktuara” deklaroi kreu i partisë Demokratike.

Një tjetër denoncim i Bashës, kishte të bënte me kontratat fiktive që sipas tij, nuk u sjellin asgjë qytetarëve, duke përmendur si rast OSHE-në.

Share This Article
1 Comment
  • Po eshte shume e vertete .Parat qe ju i vodhet buxhetit te shtetit gjate qeverisjes 2009 -2013.Rama nuk kishte rruge tjeter .Ose te futej vendi ne kolaps ekonomik ose populli te ngrihej e tu kishte perveluar.Zgjodhi rrugen e shterngimit per te kaperxyer greminen qe ju ngritet para se te linit pushtetin .
    Kaqol.Keto i dim shume here me mire se ti qe i shkaktove.Beni qejf se ka ngordhur delli shqiptare .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *