Adoleshenti i jep fund jetës pasi… një vajzë e fshiu nga Facebook

Elton Tafaruci

Një arsye mjaft absurde e ka çuar një adoleshent shqiptar që të hidhet nga taraca. Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë komunitetin e Brescias, Itali.

Sipas gazetës lokale të këtij qyteti, adoleshenti ditën e djeshme është hedhur nga tarraca e shenjtores “Madonna del Castello” pasi një vajzë e kishte hequr nga lista e miqve në Facebook.

Ky është i vetmi motiv që japin edhe autoritetet italiane. Djali pak para se të hidhet nga tarraca ka bërë një fotografi, të cilën më pas e ka postuar në Instagram.

Në të ai kishte shkruar datën e lindjes dhe datën në të cilën u vetëhodh. Familjarët janë të shokuar nga ky veprim i djalit të tyre 15-vjeçar dhe janë në gjendje të rëndë psikologjike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *