Policia sqaron dhunën ndaj biznesmenit në Sukth: Shkak dritarja e shtëpisë

Elton Tafaruci

Atë që Partia Demokratike e quajti kërcënim për gjobëvënie nga banditë në shërbim të Dakos dhe Ramës policia e quan një konflikt mes fqinjësh

Sot paradite PD përmes Enkelejd Alibeaj doli në një deklaratë për median ku deklaronte se një bandë kriminale me maska dhe e armatosur ka kërcënuar biznesmenin Osman Pana. Ky kërcënim sipas PD vinte si paralajmërim pas gjobave të vendosura nga banda. Alibeaj bëri përgjegjës kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Durrësit Dako si të lidhur me këto banda.

Ndërkohë versioni i policisë është krejt tjetër. Sipas saj dy personat që kanë plagosur duke goditur me sende të forta shtetasin O.P, 32 vjeç (pronar i një lokali në Sukth) kanë lidhje shoqërore me fqinjin e tij XH N.

Pana kishte hapur dritare në krah të banesës së këtij të fundit, dhe mes fqinjëve kishte vijuar konflikti. Sot në mëngjes rreth orës 07:30 minuta në Sukth dyshohet se A.M 42 vjeç dhe B.B 40 vjeç të dy banues në Sukth kanë goditur me sende të forta Panën. Pas identifikimit të autorëve policia sqaron

“ Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë një konflikt që shtetasi O.P. ka patur me fqinjin e tij, shtetasin Xh.N., pasi hapi një dritare në krah të banesës së këtij të fundit”

Autorët e dyshuar kanë lidhje shoqërore me shtetasin Xh.N. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Share This Article
1 Comment
  • Hahaha,,cfar gallate,,, plakat e mehalles kan dale ne deklarate,,,,shpif dhe thashetheme se dicka do ngeli,,,,keta kujtojne se jemi ne kohen e gazetes te vetme koha jone,,,,nuk kuptojne qe genjrehtrat dalin mbas 5 minutash nga cdo deklarate,,, jemi ne 2016,,,,,perpelitje ne grahmen e fundit,,,,,,cdo gje ka nje fillim dh fund,,, dhe ky eshte vertet fundi i PD-se,,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *