Arabia Saudite, terapisti jep udhëzime si të rrihet gruaja (Video)

Elton Tafaruci

Çdo keqtrajtim ndaj grave është i dënueshëm. Kjo sjellje është e papranueshme dhe e turpshme. Megjithatë, në shoqëri dhe kultura të ndryshme, ka individë të cilët flasin në lidhje me këtë opsion.

Khaled al Saqabi, këshilltar dhe terapist për martesë nga Arabia Saudite, ka publikuar një video në të cilën shpjegon se si burrat duhet të zgjidhim mosmarrëveshjet me “gratë e padisiplinuara.”

Khaled këshillon që së pari të përpiqen me dialog. Kur një problem ndodh, ju duhet fillimisht të përpiqeni të komunikoni. Nëse dialogu nuk ndihmon, Khaled al Saqabi thotë se burrat duhet të heqin dorë nga kryerja e detyrave martesore në shtrat. Në qoftë se edhe kjo dështon në zgjidhjen e mosmarrëveshjes, duhet fizikisht të disiplinohen.

“Shumë gra dëshirojnë të jetojnë jetën në të njëjtin nivel me burrat e tyre. Hapi i parë është  tu kujtojnë grave detyrën ndaj Allahut, hapi i dytë është heqja dorë nga kryerja e detyrave martesore në shtrat dhe hapi i tretë është rrahja,” ka thënë Khaled al Saqabi.

 

https://www.youtube.com/watch?v=cUOd2Co1M0U

Share This Article
2 Comments
  • C’fare ndryshimi ka ky tipi dhe kultura qe perfaqeson nga monstrat, nuk mund te them kafshet, se edhe ato e respektojne dhe e mbrojne gjinine femerore. Nuk eshte as trimeri as burrerri to matesh forcen me seksin femer qe eshte me e dobet nga natyra, aq me teper me ate qe ben te mundur, dhe krijon jeten. Plehra…

  • Ketu nuk ka asnje cudi. Ajo cfare thote ky “terapisti” eshte shkruar qarte dhe shkoqur ne Kuran.
    Islami eshte fe qe propagandon dhunen ndaj grave. Kjo eshte e verteta. Le te thone e te filozofojne c’te duan teologet islamike shqiptare. Kurani meson dhunen ndaj grave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *