Shkrimtari Pablo Neruda, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë 1971, u varros sot për të katërtën herë në shtëpinë e tij në Isla Negra, një qytet bregdetar në Kili. Familjes së tij iu dorëzuan eshtrat të dielën pasi iu nënshtruan analizave të ekspertëve për të hedhur dritë mbi vdekjen e tij, 23 shtator 1973, në klinikën e Santa Marias.
Eshtrat e tij u zhvarrosën në prill 2013 për të hetuar përfshirjen e dyshuar të palëve të treta në vdekjen e tij një ditë pas grushtit të shtetit të Augusto Pinoçetit. Një dokument zyrtar i Ministrisë së Brendshme kiliane që u publikua nëntorin e kaluar pranonte për herë të parë se mundësitë që poeti të ishte vrarë ishin të mëdha. Teksti pohonte se nuk ka vdekur “si pasojë e kancerit të prostatës nga i cili vuante”, por rezultonte “qartësisht e mundur ndërhyrja e të tretëve”.
Të afërmit pretendojnë se vdekja e poetit lidhet me inokulimin e baktereve “Stafilokok aureus”, një mikroorganizëm shumë agresiv dhe rezistent ndaj penicilinës që përshpejtoi vdekjen e tij. Ky bakter është një nga kimikatet që përdorej në diktaturën ushtarake të Pinoçetit (1973-1990) për të eliminuar kundërshtarët.
Në 1973 Neruda u varros në shtëpinë e tij në Chascona në kryeqytetin kilian. Një vit më pas në 1974 Neruda zhvarroset dhe varroset në mënyrë të fshehtë nga familja. Në vitin 1992 kur në Kili kthehet demokracia, presidenti i vendit vendosi që të përmbushej ëndrra e Nerudas dhe të prehej në Isla Negra, ku u zhvarros në vitin 2013 për t’u varrosur sërish sot, për të katërtën herë. /DITA


Neruda ka qene poet komunist
Pothuaj shumica eshkrimtareve dhe poeteve nibeliste kane qene komuniste
VDES NGADALË
Ngadalë vdes një rob i vesit
që së njëjtës rrugë i shkon
Ritëm kurrë s’ndryshon një herë
Kurrë të rrezikojë s’guxon
As ngjyrë t’rrobave s’ndryshon.
E të flasë, të njohë përvojë
Ngadalë vdes ai njeri
që zem’rimin di t’largojë
Bardh e zi kush i don gjërat
N’vend t’larmisë jep kënaqësinë
Ngadalë vdes kur prej gabimit
ai që n’gaz e kthen mërzinë
Kush përmbys gjërat i kthen
Se puna t’pushojë s’e len
Ngadalë vdes kush sigurinë
Me dyshime e këmben
Që një ëndrre t’i shkojë pas
dhe të paktën një herë në jetë
këshillë të mirë të shpërfillë
Ai njeri ngadalë do vdesë
Ai që kurrë nuk udhëton
muzikë s’dëgjon e as lexon
Ngadalë vdes ai njeri
Që h’jeshi n’vete s’shikon
E ajo që hijeshinë
tek vetvetja s’e shikon
Ngadalë vdes, ashtu njësoj
kur besim në vete shkatërron
Ai që kurrë nuk pranon ndihmë
Fat’n e keq të tij mallkon
Ngadalë vdes ai njeri
që truan shiun se s’pushon
Ai që n’jetin e braktis
punën ende pa filluar
Ngadalë vdes ai që s’pyet
për diçka që s’është sqaruar
Kur s’u jep përgjigje tjerëve
Ngadalë vdes edhe ai
edhe pse e di shumë mirë
Dhe shtiret sikur s’e di
E, pra, t’gjithë le t’japim tonën
Vdekjen e ngadaltë ta shmangim
Vetes t’i kujtojmë se duhet
më shumë se sa frymë të marrim
Veç durim që përvëlon
duhet për të përfituar
Atë që të gjithë duam
Lumturinë e ëndërruar.
Shqiproi Halit Beka (Methasani)
Nga anglishtja….(Origjinali është në Spanjisht)
Durrës, Shqipëri- Dhjetor 2013