29 mijë euro gjobë një personi, arrestohet banda e të rinjve

Dita

Shkatërrohet një bandë që vinte gjoba në kryeqytet. Dy të rinj kanë rënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Kapja e tyre u gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar “Eklipsi”.

Blutë arrestuan në flagrancë shtetasi R. A 18 vjeç dhe Luan Lama 19 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ndërsa u shpallën në kërkim F. Gj 29 vjeç dhe I. Sh 19 vjeç.

Policia thotë se “këta shtetas prej një periudhe 5 mujore dyshohen se i kanë marrë të dëmtuarit  E. B. me anë të dhunës dhe kanosjes një shumë prej 26.000 euro dhe po tentonin qe ti merrnin dhe një shumë tjetër prej 3000 euro”.

Në momentin që këta shtetas po tentonin të merrnin shumën e parave është bërë kapja në flagrancë e tyre në rrugën e “Barrikadave”, në afërsi me shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *