Debati për stadiumin, Rama: Fasada e ‘Qemal Stafës’ do të bëhet muze

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama dhe opozita vijon debatin në rrjetet sociale për projektin e stadiumit ‘Qemal Stafa’.

Kreu i Qeverisë, Rama i ka kthyer sot përgjigje akuzave të Partisë Demokratike përmes një reagimi në rrjetet sociale të ilustruar me foto.

Sipas projektit, Rama thotë se e vetmja gjë me vlerë që ka mbetur nga stadiumi kombëtar është hyrja, e cila do të integrohet në stadiumin e ri që do të rikonstruktohet e do të shërbejë si muze.

“Per qorrat qe s’duan te hapin syte, po hapin vetem gojen per te baltosur çdo ide, projekt, pune dhe tani i jane turrur Shtepise se Re te Kombetares, s’ka asnje ilaç! Por per te gjithe ata qe duan te shohin se si do te ruhet fasada e “Qemal Stafes” (e vetmja gje me vlere ne ate germadhe), ja projekt-ideja e integrimit te saj ne zemren e Arenes Kombetare, ku do te jete edhe Muzeu i Kuqezinjve.  Dhe vertet s’kemi pare gje akoma, sepse gjate zhvillimit te projektit nga ideja ne realitet, transformimi do te jete spektakolar. Pa asnje dyshim Arena Kombetare do te jete nje nga stadiumet me te bukur te Europes” shkruan Rama në Facebook.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *