Video: Momenti dramatik kur forcat speciale britanike hedhin në erë kamikazin e ISIS

Elton Tafaruci

Ky është momenti dramatik kur ushtarët britanikë dhe amerikanë asgjësojnë një kamikaz të ISIS me një raketë anti-tank Javelin në Siri.

Video e filmuar nga një gazetar televiziv tregon makinën e blinduar ‘Mad-Max style’ duke ecur përgjatë një pozicioni të kontrolluar nga luftëtarët rebelë sirianë dhe nga trupat perëndimore teksa qëllohet me të shtëna armësh.

Por ajo e ndali rrugën e saj vetëm kur trupat perëndimore – që mendohet se janë pjesë e forcave speciale – lëshuan raketën 126,000 dollarëshe, duke e qëlluar direkt dhe duke e shndërruar mjetin në një top fakësh.

Video u filmua nga televizioni France 24

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *