Për zgjedhjet brenda partisë në Delaware, dy të preferuarit e deritanishëm, Hillary Clinton për demokratët dhe Donald Trump për republikanët kanë arsye të ndjehen si në shtëpi.
Të dy kandidatët kanë disa kompani të regjistruara në këtë shtet i cili është një parajsë fiskale për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ironia e historisë është se kundërshtarët politikë do të ndajnë të njëjtën adresë: Rruga 1209 North Orange, në Wilmington, shkruan gazeta britanike Guardian.
Ata nuk janë të vetmit, janë jo më pak se 285 mijë kompani, 15 herë më shumë se 18.000 të regjistruar në një ndërtesë të vogël pesë-katëshe në Ishujt Kajman të cilat Obama i kishte denoncuar si pjesë e evazionit fiskal.
