Meta inkurajon gratë deputete: Reagoni sa herë shkelet etika në Kuvend

Elton Tafaruci

Në konferencën rajonale të grave deputete, kryeparlamentari Ilir Meta bëri thirrje që ato të reagojnë sa herë që shkelet etika në Kuvend.

Ai tha se Shqipëria dhe asnjë vend tjetër në rajon dhe më gjerë nuk pretendon se ka arritur barazinë e plotë gjinore, por hapa para janë bërë në vendin tonë sidomos me përfaqësimin politik.

“Eleminimi i hendekut të përgjithshëm gjinor që ekziston në shoqërinë tonë mund të adresohet shumë mirë duke rritur përfaqësimin e grave në vendimmarrje, qendrore dhe vendore. Në vendin tonë janë bërë hapa përpara. Sot kemi 32 gra deputete dhe tre komisione të rëndësishme që drejtohen nga zonja të nderuara, si zonja Dade, Bregu dhe Vokshi”, tha Meta.

Kryeparlamentari vlerësoi në këtë drejtim krijimin e Aleancës së Grave Deputete në Kuvendin e Shqipërisë, nismë që tha me shaka se ka shqetësuar burrat deputetë.

“Do të veçoja krijimin e Aleancës së Grave Deputete, që nuk është se është pritur pa shqetësim nga burrat në Parlament, që ka patur disa suksese, por suksesi më i rëndësishëm është ndryshimi në Kodin Elektoral sa i takon zgjedhjeve vendore ku u vendos që në listën për këshilltarë gjysma të jenë gra. Kjo ka bërë që në Këshillin e Tiranës të kemi për herë të parë një shumicë të grave”, u shpreh Meta.

Konferenca Vjetore mbështetet nga përfaqësi të ndryshme ndërkombëtare në vendin tonë, përfshi këtu OSBE-në.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *