Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade drejtoi konferencën rajonale të Grave Parlamentare, duke i zënë vendin për një ditë kryetarit Ilir Meta.
Kryetari i Kuvendit ishte ndër të ftuarit që iu dha fjala përshëndetëse.
Në takim foli dhe kreu i Misionit të OSBE-së, Florian Raunig që u shpreh se pjesëmarrja e grave është thelbësor në çdo vend në jetën publike.
“Aleanca e Grave Parlamentare ndihmon për të fuqizuar gratë ekonomikisht dhe politikisht. Nën këtë shembull, numri i grave kandidate të interesuara për politikë është rritur. Kuota ligjore në zgjedhjet e fundit vendore, mbështetur dhe nga OSBE, është rritur ndjeshëm krahasuar me 2011-ën. Shumë prej këshiltareve bashkiake janë trajtuar nga OSBE për të pasur sukese në postet e tyre të reja” deklaroi ambasadori i OSBE.
“Të drejtat e grave janë shqetësim jo vetëm për gratë po duhet të përqafohen nga drejtuesit politikë meshkujt, se nuk mund të injorohet kontibuti i gjysmës së popullsisë. Sëbashku, gratë nga të gjithë partitë dhe nivelet politike, mund të bëjnë më shumë. Të nxitni gratë që të dalin si kandidate”, theksoi Raunig.
