Grabitja te Sheratoni, e dyshimtë

Elton Tafaruci

Rrethanat e vjedhjes së 180 mijë eurove dje rreth orës 16:00 në rrugën “Dervish Hima”, janë të dyshimta.

Nga hetimet paraprake dhe kqyrjes së kamerave në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se shtetasve S. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë arkëtar i një firme këmbimi valutor, B. Xh., 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të kësaj pike këmbimi valuator, në momentin që kanë dalë nga një bankë e nivelit të dytë, u janë afruar dy persona pa maska dhe pa armë.

Njëri nga dy autorët e kësaj ngjarje i ka marrë çantën me shumën monetare shtetasit S. H., ndërkohë bashkëpuntori ka goditur me shkelm shoqëruesin, shtetasin B. Xh dhe janë larguar me vrap drejt motorrit që e kishin lënë vetëm pak metra më larg.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 139/25 i Kodit Penal.

Duket e çuditshme sesi një person me 180 mijë  euro me vete ta lëshojë çantën pa asnjë rezistencë përballë disa grushtave.

Share This Article
2 Comments
  • cdo veprim i ketij kambisti esht e dyshimt keta zoterinj jan te armatosur me leje armbajtje gjithashtu dhe shoqeruesi tani kjo ngjarje i vete mbare vetem sales po te germohet mire do te shihni qe kjo esht veper e bandave te pd

  • Ky leshoi 180.000 Euro pa resistence, vetem me disa grushte. Mekat qe nuk mori shembull nga rezistenca e Fullanit, nga rezistenca per “rruajtjen” e arit ne Krrabe, nga heroizmi per ndarjen e kufirit detar me Greqine, apo nga rezistenca per ruajtjen e varrezave civile ne Kosine e Boboshtice perballe eshtrangrenesit Janullatos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *