Ata janë në fazën përfundimtare, firmën për të hedhur. Bëhet fjalë për shitjen e Milanit nga Silvio Berlusconi tek një nga njerëzit më të pasur në botë, Jack Ma.
52-vjeçari është pronari i “Alibaba” gjigand kinez. Sipas “repubblica.it” gjithçka mund të mbarojë në fund të javës, Berlusconi të japë dritën jeshile për shitjen e klubit italian.
Vlen të theksohet se nuk do shiten të gjitha aksionet, por vetëm një pjesë.
Jack Ma ka siguruar Berlusconin se do të investojë për ta nxjerrë skuadrën nga kriza ku ndodhet për momentin.

KISHA PERSHTYPJE TE MIRE PER KETE, POR KUR PASHE NJE INTERVISTE, KUPTOVA SE ESHTE ZGJATIM I XHORXH SOROS.