Grabitje prej 8 milionë eurosh, pranga shqiptarit

Elton Tafaruci

Janë dashur muaj hetime e përgjime për të zbardhur një supergrabitje prej 8 milionë eurosh të ndodhur në vitin 2015 në shtëpinë e një gruaje të pasur. Ngjarja ka ndodhur në Torino dhe në pranga janë vënë 4 persona, 2 burra dhe dy femra, nënë e bijë.

Bëhet fjalë për një shqiptar, një serb dhe dy femrat, nënë e bijë të cilat ishin pronare të një dyqani me emrin “Samsara”, siç edhe më pas është koduar edhe operacioni i policisë që ka çuar në pranga katër personat.

Të arrestuarit janë, Zef Zefi, 41 vjeç shqiptar, Denis Jovanoviç, 40 vjeç serb, Sylvie Aurora Lanza, 41 vjeçe dhe nëna e saj Maddalena Rizzi, 63 vjeçe, italiane.

Grabitja është bërë në një apartament në rrugën “Giolitti”, në qendër të Torinos. Policia ka zbuluar se fillimisht dy gratë kishin hyrë në miqësi me të moshuarën e pasur italiane, e cila ishte kliente e tyre dhe më pas, duke hetuar jetën e saj janë njohur me pasurinë që kishte ajo. Duke u njohur me të, ata kanë mësuar edhe oraret e lëvizjes së saj.

Pasi kanë marrë informacionet e nevojshme, në skenë kanë dalë dy meshkujt, shqiptari dhe serbi, të cilët besohet se kanë bërë edhe grabitjen prej 8 milionë eurosh, duke marrë bizhuteri e sende të tjera floriri, që shkonin në vlerën e mësipërme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *