Ambicia e kinezëve: Ja pse e blemë Rinasin!

Elton Tafaruci

Kinezët duken të vendosur në ambicien e tyre. Kompania që ka blerë aeroportin ndërkombëtar të Shqipërisë, China Everbright Group, ka sqaruar se përse e ka bërë këtë investim.

Sipas Reuters, blerja më e fundit e kompanisë së mbështetur nga shteti kinez, ka qenë për të nënvizuar ambicien e Kinës për të rindërtuar Rrugën e Mëndafshtë, që ofron lidhje tregtare me Europën dhe Azinë.

Pekini përllogarit se iniciativa e tyre “Një brez- një rrugë”, do t’i shtojë tregtisë kineze 2.5 trilionë dollarë përgjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Për këtë arsye, firmat kineze janë duke mbështetur gjithmonë e më shumë investimet agresive në projektet e infrastrukturës jashtë vendit.

Kompania kineze China Everbright thotë se do të marrë përsipër koncesionin e aeroportit të Rinasit deri në vitin 2025.

Në deklaratën e tyre thuhet se numri i pasagjerëve në këtë aeroport ka kërcyer nga 600 mijë në dy milionë brenda dhjetë viteve, duke e bërë atë një nga aeroportet më rritjen më të shpejtë në Europë.

Firma kineze do ketë 75 përqind të sipërmarrjes, kurse pjesën tjetër do e ketë një firmë nga Hong Kongu, e quajtur Friedmann Pacific.

Por çfarë është Friedmann Pacific?

Reuters shkruan se është një firmë investimesh, që menaxhon rreth 1.9 miliardë dollarë.

Dhjetorin e shkuar ata blenë 49.99 përqind të aksioneve në aeroportin Blagnac të Tuluzës në Francë.

Firmat kineze kanë blerë së fundmi edhe 67 përqind të portit të Pireut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *