Video/ Ja si u grabitën 180 mijë dollarët te “Sheratoni”

Elton Tafaruci
Forca te Policise, te cilet kane rrethuar vendin e ngjarjes prane hotel Sheraton, ku nje kambist eshte grabitur nga dy persona te armatosur dhe me maska, pasi kishte terhequr 18 milion leke te reja ne filialin e nje banke prane hotel Sheraton. /r/n/r/nPolice forces, who have surrounded the scene near the Sheraton hotel, where a cambist was robbed by two armed and masked, after having attracted 18 million lek in a bank branch near the Sheraton hotel.

“Abc News” siguron pamje ekskluizive të grabitjes së kambistit dje para hotel “Sheraton” në Tiranë. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë dhe siç thonë burimet skena e grabitjes është regjistruar nga plot 13 kamera.

Edhe pse në ragimin e parë policia ka thënë se autorët nuk kishin armë, në pamje duket qartë që ata ishin të armatosur dhe të maskuar.

Grabitësit ishin ulur te bordurat përballë “Sheraton”, në vendin ku qëndrojnë taksitë, duke pritur kambistin që sapo kishte tërhequr nga banka një shumë prej rreth 180 mijë dollarë.

Në momentin që kambisti mbërrin pranë grabitësve, ata i drejtojnë armën, si dhe e sulmojnë me grushta e shkelma.

Pasi i marrin çantën me para, ata largohen me motor drejt parkut të Liqenit, përmes rrugës që të çon te restorant “Juvenilja”. Më pas gjurmët e grabitësve nuk dihen. Policia ka shoqëruar rreth 15 vetë të cilët i ka marrë në pyetje, por nuk ka ende asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Nga lëvizjet dhe gjithë skena se si ka ndodhur ngjarja, lë të kuptohet se grabitësit kishin dijeni ë plotë për itinerarin e kambistit dhe personit që e shoqëronte.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *