FOTO/ Zgjohet nga koma gruaja që u bë simbol në internet pas sulmeve terroriste

Elton Tafaruci

Stjuardesa, e cila është bërë simbol i tragjedisë së Brukselit dhe sulmeve terroriste, që ndodhën në mars të këtij viti dhe që tronditën botën, është zgjuar nga koma pas gati një muaji.

Fotografia e Nidhi Chaphekar duke qëndruar e shokuar dhe e mbuluar në pluhur dhe gjak pas sulmeve terroriste në Bruksel, ka bërë gjiron e botës, dhe tani konsiderohet si simbol i tragjedisë së Brukselit.

Ndryshe nga njëzet personat tjerë, ajo i mbijetoi shpërthimit në aeroportin Zaventem, kurse tani një muaj pas sulmit është zgjuar nga koma. Pesëdhjetë për qind e trupit të saj është djegur, por rrëfimi i saj nuk përfundon me kaq, pasi ajo ka pësuar edhe thyerje të kockave dhe për 25 ditë i ka kaluar në gjendje kome.

“Ka hapur sytë më ka shikuar dhe ka filluar të qesh. I kam thënë se gjithçka do të bëhet mirë. Ajo bisedoi edhe me fëmijët tanë”, ka deklaruar bashkëshorti i saj Rupesh Chaphekar, duke shtuar se Nidhi i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjike, dhe për këtë arsye nuk dihet se sa do të zgjasë shërimi i saj.

Nidhi është nga Mumbai dhe punon si stjuardesë në “Jet Airways”. Atë ditë të kobshme kur sulmuesit vetëvrasës të Shtetit Islamik sulmuan aeroportin Zaventem, ajo ishte duke shkuar në punë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *