Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Nuk besoj se kanë mbetur shumë ata që besojnë në reformën në drejtësi. E pamë bojkotin e “solidaritetit”. Kushtrimi “doktori në rrezik” ngriti në këmbë repartet mbrojtëse. Ama Shqipëria pret atë që po ia nxin jetën. Drejtësinë e munguar prej 70 vjetësh. E kam thënë, kushti për konsensus të gjerë as teorikisht nuk mund të ketë sukses. Asgjë nuk është e mirë për të gjithë si dhe e keqe po ashtu. E dimë fort mirë dhe po e pohojnë edhe vetë parlamentarët që mes tyre ka kriminelë. Edhe mendja më e limituar do ta kuptonte që i keqi assesi nuk kërkon të dënojë vetveten. Atëherë çfarë mund të shpresojmë?! Drejtësia është problem i njerëzve të ndershëm. Shumica e shqiptarëve janë të tillë. Del që parlamenti është në krahun e të keqes. Por mos të harrojmë që janë zgjedhur prej votave të tyre. Këtu fillon ngatërresa. Ne “kënaqemi” si tifozë mendjelehtë kur lojtarët e palëve ofendojnë njëri-tjetrin e komentojmë për ditë të tëra. Ama ata janë kohë e humbur dhe e pafalshme për mbërritjen e ndonjë objektivi pozitiv. Nuk di a e ndjen politika këtë ftohje qytetare? Një shoku im me humor më tha një ditë: “Këta e duan si konklavet e zgjedhjes së Papës. Duhet t’i mbyllim brenda godinës së parlamentit (nuk dimë a ka oxhak) e të presim “tymin e bardhë” të reformës së shumë vuajtur.” Ideja më pëlqeu, por sugjerova që turma rrethuese të ishin jo besimtarë të devotshëm, por qytetarë të zemëruar. Profeti
