Policia kufitare e Rinasit ka arrestuar një 43 vjeçar shqiptar për llogari të drejtësisë italiane.
Në pranga ka rënë Dritan Beqiraj (Bakalli) lindur dhe banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 25 vite e 6 muaj burg.
Sipas bluve, 43 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma me datë 21.03.2016.
Gjykata e Apelit të Firences/Itali me vendimin nr.1340/2011 RG nr-3536/2008 nr 4740/2009 rgnr dt 06.12.201 datë 24.07.2007 e ka dënuar me 25 vjet dhe 6 muaj burg për veprat penale “Rrëmbim personi”, ” Armëmbajtje pa leje”, ” Kanosje” & ” Mbajtje lëndësh narkotike”.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
