Po fliste në celular, por hajduti ia merr nga dora dhe ikën me vrap

Dita

Në kryqëzimin e rrugës “Vasil Shanto” në Tiranë ka ndodhur një vjedhje. Personi të cilit i ka ndodhur vjedhja, dërgoi videon e kapur nga kamerat e sigurisë në redaksinë e Jetaoshqef.al.

Po të shikoni me vëmendje në fillim duket një djalë ezmer që po ecën në rrugë. Më pas ai ndalon për të blerë cigare tek një shitës ambulant afër një fast food-i. Hajduti ka qëndruar rreth 2 minuta duke vëzhguar prenë e tij që e ka afër. Dy persona janë duke ngrënë ndërkohë që njëri prej tyre po fliste në telefon.

Hajduti ka përfituar nga situata dhe i ka vjedhur telefonin nga dora. Personat kanë vrapuar për ta ndjekur, por duket se mundi u ka shkuar kot.

 

https://youtu.be/fvF9huwZayY

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *