Kushdo që është i apasionuar pas objekteve të trashëgimisë kulturore dhe është zotërues i tyre, do të duhet që t’i regjistrojë në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore.
Në mbledhjen e qeverisë, është vendosur që në kudër të planit kombëtar të veprimit “Për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të pasurive kulturore të luajtshme”, 2016-2018, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Kulturës, të miratohet që poseduesit privatë, që kanë në zotërim objekte të trashëgimisë kulturore të luajtshme, brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, i regjistrojnë ato në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore.
Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar një sërë institucionesh, si: Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave, Akademia e Shkencave dhe bashkitë. / DITA
