Policia ka ndaluar në Rinas, nënë e bijë të cilat akuzohen për mashtrim të vizave në Kanada. Sipas policisë L. M, 52 vjeçe, dhe A. M, 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë u ndaluan në Rinas teksa po tentonin të largoheshin nga Shqipëria.
“Policia Kufitare Rinas ndalon dy shtetase (nënë e bijë) të shpallura në kërkim. Me datë 27.04.2016, ora 23:30, u bë ndalimi i dy shtetaseve në kërkim : L. M, 52 vjeçe, banuese në Tiranë. A. M, 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë. Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë për arsye se janë shpallur në kërkim, pasi me datë 25.04.2016 ne D. V. P. Tiranë janë paraqitur qytetar të shumtë, të cilët kanë kallëzuar se shtetesja L. M. dhe e bija e saj shtetsja A. M, i kanë mashtruar duke u marrë shuma të konsiderueshme parash me premtimin për punësim në Kanada. Shtetaset e mësipërme i’u dorëzuan Seksionit të Luftës Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Une di qe u kthyen nga Kanadaja dhe rimbursimet kane filluar te vijne se bashku me dokumentet fallco qe kane dorezuar aplikantet shqipetare…