Parlamenti bavarez po debaton nëse një version i shoqëruar me shënime i librit të Hitlerit ”Mein Kampf” mund të autorizohet për përdorim arsimor apo për përdorime të tjera.
Libri i ish-diktatorit nazist përfshin 3 700 shënime të tij.
Propozimi justifikohet si një përpjekje për të kuptuar kontekstin e retorikës antisemite të Hitlerit dhe për të nxjerrë në shesh propagandën e tij naziste.
Partitë opozitare në Bavari, përfshirë socialdemokratët, të gjelbërit dhe Votuesit e Lirë po kërkojnë përdorimin e librit në shkolla me qëllimin që brezi i ri të njihet me historinë e vendit.
Një departament i Ministrisë bavareze të Arsimit po përgatit një manual për mënyrën e integrimit të këtij libri në programin shkollor.
Liderët e komunitetit hebre, përfshirë Charlotte Knobloch, ish-presidente e Këshillit Qëndror Hebre në Gjermani, kanë kundërshtuar me faktin se ai përmban një gjuhë urrejtjeje.
Libri i Hitlerit u ribotua në janar, i shoqëruar me shënime, dhe deri tani janë shitur 55 000 kopje.
