Ky është momenti prekës kur një nënë u ribashkua me djalin e saj pas 22 – vitesh, pasi ky i fundit ishte rrëmbyer nga trafikantët.
50 – vjeçarja Zou Qixiu i kishte humbur shpresat që do ta rishihte djalin e saj sërish, derisa një ditë mori një telefonatë që do t’i ndryshonte përgjithmonë jetën.
Ajo kishte shpenzuar vite me radhë duke kërkuar të birin, Yuan Dan, i cili u rrëmbye në vitin 1994 nga një shesh në Provincën Hunan të Kinës.
Në atë kohë ai ishte vetëm 4 – vjeç.
Prindërit e tij nuk reshtën kurrë së kërkuari djalin e humbur, derisa babai i Yuan u sëmur nga kanceri dhe humbi jetën në vitin 2001. Familja e tij besonte se sëmundja erdhi për shkak të stresit.
Ai vdiq pa marrë vesh kurrë fatin e të birit
Megjithatë, vitin e shkuar, disa vullnetarë nga një organizatë për gjetjen e personave të humbur, “Baobei Huijia” telefonuan zonjën Qixiu dhe i thanë se besonin që i kishin gjetur të birin.
Organizata u kontaktua nga vetë Yuan, i cili u ribashkua me nënën e tij.
26 – vjeçari u ishte shitur një çifti në provincën Fujian.


