Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha gjatë vizitës së saj në Mbretërinë e Bashkuar, zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë. Fillimisht Ministrja Gjosha u prit nga Ministri i Shtetit për Europën, David Lidington.
Sfidat e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, veçanërisht konsolidimi i shtetit të së drejtës, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishin në fokus të këtij takimi.
Njoftimin e Ministrisë së Integrimit thuhet se “Ministri Lidington u shpreh se Britania do të mbështesë Shqipërinë në këtë proces edhe me asistencë teknike, nëse do të jetë e nevojshme. Ministri nënvizoi se çdo vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian, duhet të plotësojë standarded e vendosura, veçanërisht ato reforma që konsolidojnë demokracinë.”
Ministrja Gjosha, theksoi se Shqipëria është e vendosur të ecë përpara me procesin e integrimit dhe e angazhuar maksimalisht për të realizuar të gjitha reformat. Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Ministrja Gjosha u shpreh se Shqipëria do të përmbyllë këtë reformë së pari për qytetarët, të cilët meritojnë t’u rikthehet besimi te sistemi.
“Qytetarët tanë mbështesin fuqimisht procesin e integrimit dhe reforma në drejtësi, është çelësi për të ecur përpara me këtë proces. Këtë reformë ne do ta bëjmë për të ardhmen e Shqipërisë, por mbi të gjitha për ta”, tha Ministrja Gjosha.
Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për adresimin dhe përmbushjen e 5 prioriteteve që vendit i janë lënë nga Komisioni.

Nji fare shpreset se mund te besohet si fillim per rreformen ne drejtesi duhet qe politikant e veshun me pushtet te largohen,shkarkohen nga detyra duke filluar nga Visho Ajazi,Nishani,Llalla,Berisha,Po qe te bindemi se ka pasterti ne rreformen ne drejtesi duhet kontigjentit ti bashkohet dhe Like floriri.
“Gjosha: Shqipëria do realizojë reformën në drejtësi, së pari për qytetarët” shekullin e kaluar u quajt si rrena e shekullit kënga “me gëzim po shkoj në punë”!
për këtë fillim shekulli duhet vënë kjo thënje e gjoshës:”së pari për qytetarët”!!!
qyqa mi none!?ça ka dash me thon kjo!!se mund të jetë dhe për politikanët??apo i shpëtoi goja ashtu si pa dashje??
sigurisht që kjo që thotë kjo është vetëm fasada!!sepse e ashtuquajtura reformë nuk bëhet për qytetarët!!kjo e ashtuquajtur “reformë”është në të vërtetë “kapje pushteti” është pastrimi nga klani rival!!heqja e pushtetit gjyqësor nga duart e grupit kundërshtar!!
qytetari si me ose pa reformë e ka pasur dhe do ta ketë në mendere!!sa herë që do të hapë gojën!!
për momentin europa po bën sikur po e ha!!sepse populli po e ha dhe po loz vallen sipas daulles!!megjithëse e dinë se nuk kanë për të përfituar gjë!!pjesa më e madhe nuk po bën gjë tjetër veçse po mbështet banditin e saj!!është thjeshtë kundër banditit kundërshtar!!pa e kuptuar se kundërshtar ose jo,krimineli është kriminel!!