Në vijim të takimeve me krerët e partive politike në Shqipëri, raporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, janë pritur nga drejtues të Frymës së Re Demokratike. Në fund të takimit, një nga figurat më të njohura të kësaj force, Aleksandër Biberaj, tha për mediat se gjatë takimit është shprehur shqetësimi për situatën e tensionuar parazgjedhore. Biberaj komentoi edhe ngërçin në KQZ, i cili sipas tij po e bën Shqipërinë të duket si delja e zezë e Europës në sytë e ndërkombëtarëve. Biberaj e krahasoi kryeministrin Berisha me Llukashenkon, për mënyrën e sjelljes me institucionet e pavarura.
“Situata parazgjedhore ka marrë kah negativ. Po bëhemi delja e zezë e Europës. Ne u shprehëm shqetësimin raporterëve të KiE-së. Në Europë, vetëm Llukashenko i Bjellorusisë i ngjan Berishës”, tha Biberaj.

O KARADUZE ! U beri Sali Berisha te njiheni e te dilni ne gazeta e televizor, se ju te pabese keni qene e do te mbeteni, merhuma e çoban dhishe, edhe pse arrini te takoni europiane.