Liberalizimi i vizave, Thaçi: Shumë afër

Elton Tafaruci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë do të vijë shumë shpejt, pasi Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur kriteret.

“Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret. Prandaj, jemi në pritje të këtij vendimi që do të vijë në ditët në vijim. Kemi mirëkuptim dhe respektojmë procedurat e brendshme të BE-së”, shkruajti Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Një ditë më parë, Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, për Klan Kosovën u shpreh nga Brukseli se liberalizimi i vizave për Kosovën është çështje ditësh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *