Iniciativa “Të blejmë nga vendet e Ballkanit Perëndimor” është një nismë e qeverisë gjermane, e cila synon që të rrisë eksportet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke rritur bashkëpunimin dhe partneritetin ndërmjet kompanive gjermane dhe atyre të këtij rajoni.
Në kuadër të kësaj nisme, në datën 9 qershor 2016, në Dortmund të Gjermanisë do të organizohet konferenca e dytë për prokurimet e produkteve apo proceseve të prodhimit të kompanive gjermane operuese në sektorin automotiv, të cilat janë të interesuara të gjejnë partnerë /furnizues në Shqipëri dhe rajon.
Pjesëmarrja e kompanive shqiptare në këtë aktivitetet vlerësohet si shumë e rëndësishme, pasi ofron mundësi jo vetëm për të gjetur partnerë në shitjen e produkteve të tyre, por edhe për të zgjeruar aktivitetin eksportues në Gjermani.
Pjesë e këtij eventi do të jenë kompani gjermane si, Miele & Cie. KG; GEA Group AG, BA-Solutions; KROENERT GmbH & Co KG etj, për të cilat është përgatitur nga një profil lidhur me furnizuesit dhe llojet e produketeve të interesuar për të blerë nga Shqipëria.
Referuar këtyre profileve, kompanitë shqiptare të interesuara, pas regjistrimit kanë mundësinë të përzgjedhin kompanitë me të cilat duan të realizojnë takimet. Kjo përzgjedhje shërben për të lehtësuar identifikimin e partnerit të duhur për biznes, duke iu përshtatur dhe nevojave të kompanive. Sipas AIDA-s, afati përfundimtar i regjistrimit është data 10 maj 2016.

Hajde gjermono kallash kemi sa te doni prasin e kemi te fresket si ktu e40vjet vetem hapni gojen