Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto prezantoi të enjten aplikacionin e ri që jep informacionin e nevojshëm për te gjitha itineraret dhe oraret e transportit publik. Në një deklaratë për mediat ministri, tha se aplikacioni “Smart Travel Albania”, është lehtësisht i përdorueshem, mjafton pasja e një telefoni smart që bën të mundur shkarkimin dhe më pas përdorimin.
Ministria e Transporteve, theksoi ai, i kushton vëmendje të madhe zbatimit të sistemeve inteligjente të transportit.
“Në ketë kuadër, së shpejti do të prezantohet edhe aplikacioni tjetër, që do të paraqesë në kohë reale gjendjen e akseve kombëtare rrugore dhe trafikut. Më pas këtij aplikacioni, do ti shtohet edhe elementi i biletimit elektronik”.
Haxhinasto, tha se në muajin maj, përfundon gjithë paketa ligjore për reformën në transportin ndërqytetas, një reformë e thellë, që do të sjellë një shërbim krejtësisht tjetër për qytetarët shqiptar, duke organizuar gjithë linjat ndërqytetëse dhe duke sjellë një cilësi të re në transport. Sipas tij, ky aplikacion vjen në kohën e duhur, pasi shumë shpejt hapet edhe sezoni turistik dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për turistët e huaj që do të vizitojnë vendin.

Hej moj minister,ketu shijet sa larg jeni me boten: ky eshte nje lajm qe ne boten normal neper nga nen nen direktori i dikasterit qe merret me autobuset!Kurse turisti nuk ka mjaft kohe me prit ardhjen e autobuseve…Ai prenoton para se me u nje veturen,edhe kur nuk gjen vêture,shkoni bene turizm tjeterkund,se ju nuk e shkoni te udhes te stimuloni autosharing!