Në vitin 2011 një Vendim i Këshillit të Ministrave që mban poshtë firmën e Sali Berishës i dha jetë një shoqërie me emrin “Kuq e Zi”.
Kjo VKM ndau 75% të Ndërmarrjes “Stadiumi Kombëtar Qemal Stafa” për Federatën Shqiptare të Futbollit (me status privat OJF-je) dhe 25 përqind për shtetin shqiptar, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë.
Njihet nga qarqet e sportit në Tiranë fakti që nënshkrimi i Berishës erdhi pas një lobimi shumë të fortë veçanërisht nga qarku i njohur Frangaj-Duka i biznesit.
Me këtë VKM, “Qemal Stafa” thuajse u privatizua, sepse pjesa private (75 përqindshi) merrte tashmë lehtësisht të gjitha vendimet për këtë Sh.A.
Jo rastësisht Bordi i krijuar pas kësaj VKM-je të Berishës ka për kryetar presidentin e FSHF-së, Armando Duka dhe administrator ish-sekretarin e FSHF-së, Eduard Prodani.
Mori udhë kështu ajo që për lehtësi krahasimi po e quajmë “Versioni 1” i stadiumit të ri.

Asokohe FIFA kontraktoi për shumën 200 mijë euro një kompani që do të bënte fizibilitetin e “Qemal Stafës” ekzistues.
Ky studim sugjeroi që stadiumi i ri mund të ketë vetëm 16 mijë vende të ulura, të cilat pas negociatave FIFA-FSHF u bënë 22 mijë.
Pas këtij studimi, Shoqëria Kuq e Zi deklaroi të hapur tenderin për ndërtimin e stadiumit. U vendos forma Koncesion, miratuar edhe nga FIFA e UEFA.
Ky version parashikonte ndërtimin e stadiumi me Koncesion 35 vjeçar. Pas 35 viteve stadiumi do t’i kthehej shtetit shqiptar.
Në gusht 2013 u mbyllën pranimet e dokumentacioneve nga kompanitë e interesuara dhe u shpallën 3 finaliste të cilat ishin nga Koreja e Jugut, Italia dhe Franca.
Pas tërheqjes së çuditshme të aziatikëve, gjithçka u diskutua midis Bouygues Batiment Internationalinstitucione nga Franca dhe Serenissima Contruzioni nga Italia.
U shpall fituese kjo e fundit.
Ashtu sic veprohet në vende të brishta e të pastabilizuara, firma fituese e Koncesionit për Stadiumin e ri , kërkoi një “Letër-Garanci” nga qeveria shqiptare.
Por ndryshimi politik pas zgjedhjeve të 2013-s e la gjithçka pezull.

Edi Rama që mori drejtimin e Ekzekutivit shqiptar, i këshilluar nga FMN nuk e lëshoi këtë letër-garanci.
Në vend të kësaj, Rama deklaroi në fillim të qeverisjes që “nuk ndërtojmë stadium të ri kombëtar me 50 apo 70 milion euro, por me 20 milion euro do rikonstruktojmë 4 deri në 5 stadiume aktuale”.
Dhe ashtu u bë. U rikonstruktuan Elbasani e Shkodra, ndërsa në “Qemal Stafa” nisi rinovimi i pjesshëm i shkallëve, ambjenteve të ndryshme dhe shtrimi me tapet të ri i fushës.
Por ndodhi diçka e papritur. Shqipëria kualifikohet për në finalet e EURO 2016. Veç të tjerave, u hap rruga për disa miliona euro nga FIFA.
Në këto kushte rihidhet në skenë ideja e ndërtimit të një stadiumi të ri kombëtar me Koncesion.
Por… Historia tashmë ndryshon krejtësisht.
Vimë këtu tek “Versioni 2” i Stadiumit të ri Kombëtar, ose tek debati i ditëve të fundit.
Shoqëria “Kuq e Zi” dhe Qeveria, (ose Duka dhe Rama që përfaqësojnë 75 përqind dhe 25 përqindshin e shoqërisë) “gjejnë” një kompani shqiptare me emrin Alb Star.

Alb Star, që njihet në qarqet e biznesit si “kompania e ish-ortakëve të Olldashit”, premton një investim 40 milionë euro, kurse FSHF dhe Shteti premtojnë të venë 10 milionë të tjerë për ndërtimin e stadiumit të ri.
Interesante është që ende pa u shpallur fituese, Alb Star porositi një studio italiane për të bërë projektin e stadiumit të ri.
Krahas stadiumit dhe ambjenteve sportive, kontrata i jep Alb Starit të drejtën të ndërtojë të trupëzuar me stadiumin “ambjente josportive” mes të cilave një Kullë biznesi 19-katëshe.
Madje Qeveria i njeh të drejtën Alb Starit të parashesë 25. 200 m2 “pjesë biznesi” në stadiumin e ri.
Edhe pjesa e parkimit nën administrimin e FSHF-së (sheshi aktual përballë stadiumit) i kalon Alb Starit kurse hyrja e stadiumit të ri sipas projektit do jetë tek shesh-pushimi ku më parë ka qenë lokali i njohur si Kolonat.
Koncesioni në fjalë nuk i njeh shtetit të drejtën e rikthimit të stadiumit pas 35 viteve shfrytëzim si në Versionin 1. Stadiumi mbetet përjetësisht privat.
Të mbytura nga zhurma politike, detajet mbeten të errëta për publikun.
Por DITA posedon dokumentacionin e plotë të dy versioneve që provon sa më sipër.

E vetmja pengesë që ka dalë aktualisht është drejtoria që mbron Trashëgiminë Kulturore.
Drejtoresha e kësaj zyre refuzon të nënshkruajë marrëveshjen në fjalë, pasi stadiumi Qemal Stafa është në listën e Monumenteve të Kulturës.
Burime nga qeveria thanë për DITA se drejtoresha në fjalë ka kërkuar shfuqizimin në Kuvend të pjesës së ligjit që e paracakton “Qemal Stafën” si të tillë, ndryshe nuk mund të firmosë prishjen e tij, që ndalohet nga i njëjti ligj.
Jo rastësisht disa ditë më parë, vetë Rama ironizoi zërat që mbronin “Qemal Stafën” si Monument Kulture duke thënë që edhe Uembli i Londrës u prish.
“I cilësuar monument kulture vetëm për shkak të fasadës së tribunës qendrore, ndërkohë që gjithçka ka në pjesën tjetër është monument vulgariteti, degradimi, pisllëku” – tha Rama për Qemal Stafën..
Të ndodhur përballë këmbënguljes së Drejtorisë në fjalë për të mos firmosur dhe ngutit për të proceduar me punimet pa ndryshime ligjore në Kuvend, orët e fundit është gjendur një zgjidhje mbresëlënëse: Fasada e Tribunës Qendrore të Qemal Stafës do “pritet” dhe do “ngjitet” në stadiumin e ri.
Nesër është parashikuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit nën drejtimin e Kryeministrit, ku në listën e miratimeve është edhe ky “version 2” i stadiumit të ri kombëtar.
A do kalojë? Mbetet për t’u parë.
Dita




hajde hajde c vete
nese eshte e vertete qe i kane dhene te drejten e parashitjes per 25 mije metra katrore kompanise Alb Star bejini pak llogarite.
Aty ku sot eshte stadiumi Qemal Stafa eshte zemra e Tiranes
Pa frike cmimet e biznesit aty jane nga 5 deri ne 8 mije euro metri katror.
I bie qe vetem me kete pike te kontrates Alb Stari i Duka-Rames te fitoje 25 mije X 5 mije qe bejne 125 milione euro!!!
E kush nuk investon 40 miljon euro kur e di qe ka ne xhep 125 milione??
Dhe ketu nuk llogaritet fare qe ata do shfrytezojne stadiumin dhe gjithcka tjeter, miliona euro te tjere
dhe stadiumi u mbetet perjete atyre
Bingo per Duken, po nuk ma ha mendja qe Rama e mbron kaq fort badiavah!
domosdo I dashur mik!
Nuk po ngelet gje qe kemi shar saliun me perpara qe spo e ben edi me keq.
dakort qe me 2 llogari te thjeshta fitimi eshte aq, po risku i shitjes (se jote gjithe kane 5 ose 8 mije euro me ble nje meter katror) bllokimi i parese, si dhe kredite qe do te marri kompania (se te gjitha me kredi punojne, nuk blloko njeri cash) duhet ti futesh tek ky biznes plan qe arrite ne konkluzione kaq shpejt, gjithsesi ne biznes te gjithe futen per te fituar shoku.
nuk e kuptoj
Versioni i Berishes ishte qe pas 35 vitesh i kthehet stadiumi shtetit kurse verisoni i Rames qe i mbetet privatit???
po zotri
Vec fitimeve mararmendese qe sigurisht i ndajne me politikanet, stadiumi nuk kthehet me.
Eshte kaluar nga versioni Privat-Publik ne versionin Privat-Privat
Stadiumi ngelet privat
Stadium kombetar privat
Shpikje alla-rilindase
Vetem e majte nuk eshte kjo qeveri
Rama eshte i majte sa c eshte bytha ime prej bambuje
sa eshte rritur oreksi o shoke.
nuk ngopet me me therrime paria e Tiranes
valojne 100 mionshet e eurove si te jene kokrra bizelesh
alb stari jane parate e fshehura te Sokol Olldashit
nese doni hajdeni ne fier pyesni
nuk kuptoj cfare e lidh Ramen me keta
“nuk kuptoj cfare e lidh Ramen me keta”,me të vërtetë se kupton????
PARATË VËLLA PARATË!!
ato lidhin çdo ndyrësirë!!paratë pavarsisht se kalojnë nga haleja në hale!?nuk vijnë erë!!
Frangaj-Duka miliona me firmen e Berishes, Frangaj-Duka miliona edhe me firmen e Rames.
Kurtizanet thjesht nderrojne tutor
Po mor Gani po
Vecse ne rastin e pare tutori eshte Saliu dhe kurtizanet jane Frangaj e Duka.
Kurse ne rastin e dyte, tutoret jane Frangaj e Duka dhe kurtizania 2 metroshe eshte Edvin Rama
asnje problem nuk ka
shume mire thote Rama
jo po do rrime te mbajme cibane pislleku ne mes te tiranes, sepse na qenkan “monumente kulture”
kjo drejtoresha qe nuk firmos do jete ndonje mbeturin e Saliut
kjo deshmon edhe njehere jo vetem makuterine e politikaneve shqiptare qe tashme nuk ka rendesi nese quhen Sali apo Edvin, por edhe dy standartet estetike te “piktorit artist”
qi hiqet si me shije por ne kete rast mund te pergjigjet perse kur ishte ne opozite e kundershtoi projektin e Xhamise qe prmbante dy kulla te ulta biznesi, kurse tashme i pelqen projekti i stadiumit qe permban nje Kulle te larte biznesi?
apo se tek e para nuk fitonte gje, kurse tek e dyta e paska zhytur lugen ne mjalte bashke me Duken, Frangajn dhe kompani?
kjo tregon se e ashtuquajtura “reformë në drejtësi”,nuk është gjë tjetër veçse ndërrim pozicionesh!!po kërkojnë tja heqin saliut dhe tia japin ramës!!kurse ne asqë mund të mendojmë se do të ketë drejtësi!!thjeshtë dajaku dhe jorgani do të ndërrojnë duar!!do goditen kundërshtarët dhe do të mbulohen mbështetësit!!
psh frangaj e të tjerë do të mbeten të mbuluar!!ata kanë paranë,ndërrojnë krahët dhe përfitojnë!!do të goditen ata që nuk mbështesin ramën!!dmth budallenjt!!
mbështetje totale do të thotë diktaturë!!
kjo do të vijë sapo të bëhet “reforma”!
nuk i di te tjeret
po gjeja me e rende me duket qe koncesioni qenka i perjetshem
nuk di sa e sakte eshte
a ka dokumenta per kete?
stadiumi ” qemal stafa” eshte ndoshta objekti me rendesishem i memorjes kombetare nga ana sportive..
nuk kam problem per emrin qemal stafa…t mbajne apo ta heqin se keto naziberishistet i kane shurrur me kohe heronjte ( bashke me KADARE-XHINJTE).
me e pranueshme do ishte nje stadium i ri ne drejtim nga durresi pane rinasit dhe jo te harxhohej dyfish prishje-ndreqje.
kjo afera stadiumit nuk me le dyshim
shqiperia e shte e pushtuar nga klika
Sali Rame Bashberishmeta….me ca deodorante te markes “Donald-Helmut” qe ihedin kesaj haleje te parise tiranes..
i vetmi ngushellim
LAVDI XHAXHIT MADHERISHEM !!
O Dita keni harru me shtu qe edhe emrin Qemal Stafa do tia heqi “i majti Rama”
Stadiumi i ri quhet agnlisht
Tirana National Stadium
keshtu eshte ne projekt
Projekti i dytë qe ai i kompanisë italiane Serenisima i cili mund të shihet edhe tani në internet. (http://www.manicaarchitecture.com/projects/stadia/36-tirana-stadium) parashikonte ruajtjen e fasadës.
Për tu bërë ky projekt i dytë u bë një koncesion i madh. Nëse qeveria Berisha e kishte kaluar pronësinë e truallit tek federate e futbollit me kusht që të mos kish tjetërsim të tij për aktivitete jashtë sportive.
Porsa e mori në dorë qeveria e Ramës ajo e hoqi këtë kusht me një vendim qeverie. Dhe kështu lindi projekti i dytë, ai i stadiumit me qendër biznesi.
qe eshte nje akandal mbi te cilin beni shume mire qe terhiqni vemendjen pavaresisht se jeni gazete e majte
Artikulli ka te dhena te sakta
Projekti i parë i Berishes qe nuk u rrealizua kurre. Ai do kushtonte 300 milione euro dhe nuk parashikonte qender biznesi brenda tij
Projekti i dyte ai i studios Serenisima. Lejonte me vendim qeverise Rama tjetersimin e truallit per aktivitete josportive, ruante fasaden e vjeter dhe kishte nje kulle te holle
Varianti i fundit me fasaden e vjeter te fshehur, me kulle gjigande si qender biznesi dhe me vleren 50 milione euro
po shyqyr o Dita qe u kujtuat te hidhni ndonje dyshim edhe per qeverine se e bet cope e cike saliun. se me duket per ramen, vellain e tij dhe disa ministra vlen ajo shprehja, ujku ujku po cakalli ben kerdin.
NJE GJE ESHTE E SIGURT:
KULLA DO BEHET.
STADIUMI, KISMET
por kishte dhe dicka tjeter, garancine sovrane, qe do te thote qe nese stadiumi nuk arrinte parashikimet me te ardhura, qeveria angazhohej ta demshperblente me diku 6-7 milione euro ne vit. beji pak llogarite tani.
Nuk ka gje o Popull SKIPTARI….!
Kubeja Rose & Blu,ka ne Pronesi 28.000 KM2,dhe 3 milione SKLLEVER,gazeta on line,tv KOMBETARE PA PRONARE,skllever qe hane m*t kot,se te gjithe keta nuk kane asnje lloj fuqie perballe KUBESE ROZE/BLU.!!!!!
Te gjithe jane ne inventar…..!!!
Ne nuk jemi popull. Shihni se cfare po bejne Franceet, po djegin Parisin dhe 10 qytete te tjera per nje nen te ligjit te punes dhe ne edhe pase na vidhet gjithe Shqiperia nga Edi Rama i bejme temena. Nuk jemi popull, por bageti
Koalicion me Ilir Metèn, shkaktarin e 21 Janarit. Buzagaz dhe krah pèr krah me “Presidentè” si fshatari i korruptuar Duka, reputacioni i tè cilit nè radhèt e popullsisè, èshtè i njèjtè me gropat e gjirizit, “bashkèrendim” veprimesh dhe paqe e paparè me Kryeprokurorin antikorrupsion Falcone,,,,,,,, ah jo, Llalla quhet ky yni,,,,,,,, korrupsion nè çdo cep tè administratès shtetèrore.
Ky Kryeministèr, e lufton zjarrin me zjarr, plumbin me plumb, hajdutèrinè me hajdutè dhe korrupsionin me tè korruptuar.
Shqiprarèt dhanè 1 milion vota pèr njè kryetar opozite qè premtonte drejtèsi dhe RILINDJE. Personalusht, po ashtu.
3 vjet mè vonè!,,,,,,,, askush nuk pret mè shtet nga Edi Rama.Ai ka zgjedhur rrugèn e Metès dhe Dukès, pèr tè arritur qèllimet e tij personale.
Trimi i mirè, me shokè shumè, thotè populli.
Vetèm gojèt e liga thonè,,,,,,,,, kush ka “miq” si kèta, nuk ka nevojè pèr armiq.
Tè na rruaç Kryeministèr.
Komemt i sakte. Turp per edin qe morri voten dhe tani po vjedh dhe spo ben asgje per kete popull vetem genjeshtra si sala.
PORDHE ME RIGON.
PO NA ZHYT RAMA THELLE E ME THELLE ME KETO EKSPERIMENTE.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM TRAP DHE HEROIK
Tani ndertimi, pra falja e stadiumit me gjithe truall ka rene ne dore te Palloshit 2 metrosh, pa din e pa iman. Ky coropekuq per 10 vite si Kryecar i Bashkise se Tiranes beri vetem betonizim, nuk eshte ngopur akoma me para i ka ngelur edhe ” nje tulle” pa vene ne vilen e tij ne Surrel, pra eshte pa para, brandaj po e ben edhe kete pisllik te rradhes, tani si Kryecar i Qeverise.
Nuk keni pare gje akoma. Deri ne zgjedhjet e vitit 2017 keta kane ne plan te vjedhin e te plackisin ku te munden e si te munden e jo me te vjedhin me stil sic thoshte beniamini i Xumes, Eduart Shalsi. Jane po e njejta lukuni qe i mohuan demshperblimin viktimave te Gerdecit dhe pk tallen si me to ashtue si dhe viktimat e 21 janarit. Njerez cinike, arrogante e te pashpirte qe nuk i ndal asgje ne rrugen e tyre te grabitjes se ketij vendi.
DEGJO O DOBIÇ GAZMOR
Qe ruaj simpati per Shalsin, kete me vjen mire qe e paske fiksuar ne rradaken tende te krimbur. Nje batute e tij ne fushaten zgjedhore nuk mund te mirret si e vertete e kulluar. Aq e qaseshme eshte ajo thirje e Shalsit aso kohe, sa sot, pikerisht per korrektesen e tij te kristalte, nuk e zgjodhen ne asnje nga pseudo organizmat e Rilindjes.
Biles ne nje nga Komisionet e Kuvendit, degjova te ulçerije Xhafaj (me duket !) qe te mos fliste nga vendi ! Xhafaj sigurisht eshte nje nga idhujt tuaj, se bashku me pronaren e Çengijeve te Tabakeve, Joriden dhe Keidhen e Shurran Kostrecit me goje te shtremberuar nga thithjet e mazllumeve te Elez Shkerdhate Biberajt e Fank Degjenerim Shkrelit.
Pasi i dha edhe ate pjese te fundshpindes qe i kishte ngelur e lire nga shumeperdorimi, idhulli tjeter i yti, per nje shtrengim dore me Barak Obamen, u perdhunua mizerisht nga Rrapushet e turnit (Sami Rrepishti), u detyrua te pranoje perderi fillimin e gjemes me te madhe qe mund ti ndodhe Shqiperise dhe shqiptareve, rikthimin e Leka Zogollit ne fronin imagjinar.
E verejte me sa dashuri e permallim e pershendeti ne pervjetorin e Shkolles I. Qemali, para ca ditesh…
Mosndeshkimi i 21 Janarit, te tragjedise se Gerdecit dhe mos prekja e Sali Mutqenef Berishes, ishin tre nga shume semaforet jeshile qe ju desh ti hapeshin per te takuar Presidentin e USA-s, Kalifi yt i dashur i Surrelit dhe langaraqet Endrina Fuga, Saimir Gangsteri e Dhimiter shkerdhate Bushati qe i mbanin sumen te mos i binte per toke, ne Sallen Ovale te Obames.
Uroj qe kjo shemtire arkitekturale e nje te denuari per korrupsion ne Itali, te shuhet ne llumin e harreses, jo vetme per allishverishet qe barkmban, por per shemtiren e trishte edhe ne stil bidonviljan.
Ajo qe e tmerron Kalifin tend te Surrelit per Fasaden e “Qemal Stafes”, nuk jane shkallet sa basorilivet qe vigjerojne te pamposhtur ne te. Ata i perkasin ketij populli (jo tendit), me perkasin mua, Shalsit, mijera deshmoreve te rene per liri e gjithe shqiptareve njerez te mire qe sterdhembeca si ti i perdorim per te mbajtur ne kembe hostenin e telit te rrobave per tu thare nen diellin pervelues te viteve qe do vijne.
Po ik ore bajge se mbete duke qelbur forumin me psikopatine tende. Shalsi ka qene dhe mbetet kokrra e hajdutit dhe arrogantit prandaj Rama e mbajti afer ne bashki. Ti do te besh moral me figura te diskredituara e me akuzon mua si berishist. Thirri mendjes o i shkrete se ke rreshkitur rendshem per mua mbeten nje lukuni hajdutesh te majte te djathte, blu, mavi & co.
SHURRES ANALE !
Psikopat ishte yt’ate, qe kur mbolli berthame pjepri ne vesh te sat’eme! Edhe pse si duket Shalesi ta paska kenduar kengen e zebrave te ç’ngjyrosura, kur te prisnin kerthizen, perseri ngelet njeri inteligjent e I rispektuar jo vetem per mua po per mijra shqiptare qe e votojne perhere. Pusht!
Po cfare shkruan o i gjore. Si nuk arrite te shkruash asnjehere si nje njeri normal. Qekur te ka lene jetim baba enferri te ka ikyr truri fare.
Si hajdut Rama po ja kalon dhe Berishes.Si horr qe luan si do me buxhetin dhe pasurite kombetare eshte i pa pare.
turp e jazek u qoft shkerdhat e ben vendin pron private dhe ne delet kur vin votimet vem si budallenj mbrapa
realisht nuk e kuptoj habine me kullen e stadiumit.qendrat multifunksionale jane stil i ed rames.duhet te kujtojme qe e njejta gje u parashtrua edhe tek projekti i xhamise prane parlamentit…jane oferte qendrat funksionale. ti porosit nje nevoje komunitare, qeveria i bashkangjit edhe nje kulle multifunksionale…
eshte thjesh GJENIAL
Po pra o k.. prandaj edhe atehere kur sala donte me e be me kull xhamin edi e shajti dhe e kritikoi sa mundi, qe per me teper xhamin e kishin per ta bere edhe ne toke private, pra eshte normale qe privati do kerkoj edhe me perfitim ekonomik dhe jo si ky b… edi qe edhe pse stadiumi eshte ne toke shteti ky do ta bej private dhe me kulle me keq se sala.
Dite te veshtira per ” Diten “! Rama duhet mbrojtur duke share Berishen por keto te dyja ngaterrohen keqas aq sa shpesh pa dashje mbrohet Berisha nga zullumet seriale te Rames.
Ndërtimi mbi Arenën Kombëtare të Futbollit, i Një KULLE (Tregëti; Biznes),
NUK ËSHTË PARËSORE PËR SHQIPTARËT DHE FUTBOLLIN.
ËSHTË: [SHËRBIM NDAJ OLIGARKISË].
Ndërtimi i Arenës Kombëtare të Futbollit, në të njëjtin vend pas 77 vjetësh,
NUK ËSHTË LARGPAMËSI PËR SHQIPTARËT DHE FUTBOLLIN.
ËSHTË: [MEDIOKRITET AKTUAL & GOMARLLËK FUTURIST].
Hey Habil, ke vajtur ne qenef …publiko komentet !
Ne burg Saliu,Rama,Xuk dhe motrat e tyre se po vjedhin popullin…ajo eshte pasuri e jona 100%…!!!!!!
Ku e gjeti moralin e mbeshtetur ne ligj ky palo kryeminister,qe t’i dhuron nje kompanie private parkingun,dhe token per ngritjen e kulles,apo stadiumin kombetere,po ky i bijri te jatit,nuke eshte sulltan,apo mbret si Shqiperise qe te grabise duke tjetersuar pasurine kombetare e private per interesat e biznesit te piset qe ngado qe e kthen vetem eren e WC-se ka.
Ne se nuke paska intelektuale Shqiperia qe te ngrihen dhe te flakin tej keto te pamoralshem,po popull a ka ne ate Shqiperi te tej grabitur e masakruar nga politikat e bandave blu-roze?
Zoti vonon,por kurre nuke harron te ktheje nga u nisen djajte e politikave te dites qe nga te pa breke i gjeti dita,dhe miljardere i ngrysi nata.
Shkodra ka nje fjale te urte kur mallkon te ligun;te hypte vetja ne qefe,se vetem atehere me duart e tua fundos veten ne nje grope ku nuke ka bire kurve qe t’u nxjere prej saj,pra nje fund te turpshem dhe pa kthim.
e rilindjes se vdekur per nje popull, qe shkon e blen ilacet ne spital, pasi paguan 35 vjet sigurime shendetesore e ben cekapin” falas”,me taksat tona ka nje sozi si te atij shkaterrimtarit te ekonomise, 97, piramidat eshte kocesionari rama, qe prishi kulturen, kinemate ,parqet , kopshtet, kurrorren e gjelbert, e ben show me kukullat ministre qe sot pastre vjetesh shtojne pasurine, e trasheguar nga rrushfetet,
turp…….kur nje popull vuan per kafshaten e njerimit.
ju a zente fytin, kafshata e njerimit
EDI RAMA ESHTE KRYEMINISTRI ME LAKMITAR DHE ME KAQOL QE KA PASUR NDONJEHERE SHQYPNIA
Ky aventurier pa shkolle me te vertet qe hoqi kioskat e Saliut ne Tirane, por i zevendesoi ato me KULCEDRA prej betoni. Hypni tek kulla e Vodafonit qe te shikoni masakren urbane qe i ka bere Tirones sone ky KAQOL pa shkolle por qe eshte mjaft LAKMITAR per LEKA ryshfeti si ato te aleatit te tij Like Floriri. Po shko tek shkolla Partizani o KAQOLI me tahma te madhe Edi Rama qe te shikosh me syte e tu si firma yte ka gllaberuar nje shkolle publike, jo si ne Londer por si ASKUND ne Bote. Po hypi aeroplanit o Edi Budalli qe te bindesh per masakren urbane qe i ke bere Tirones me sejmenet e tu qe te heqesh dore nga betonizimi i Shen Prokopi me parrulla demagogjike te fadromistit Erjon Veliaj dhe me projektin idiot te stadiumit te ri duke shkaterruar edhe ato pak gjera te bukura qe i kane mbetur kryeqytetit tone te shkrete. Po me te njejtat parrulla enveriste “patriotike” Saliu dhe banda e tij vodhi si i papare LEKAT e shqyptareve ne rrugen e Antikombit, faturat e te ciles do t’i paguajne shume breza shqyptaresh per nje kohe te gjate. Po kur nuk ke LEKA pse kerkon te besh projekte megalomane me pare borxh more mavri i pacipe? Po pse Stadiumi Kombetar me PENIS dhe Parku i Lodrave tek Shen Prokopi te kane mbetur per te zgjidhur nga Rilindja Yte Enveriste more Kryeminister mavri? Ne nje kohe qe po deshton ne te gjithe treguesit ekonomike dhe kur emeri yt po behet me qesharaku ne Boten e Civilizuar:
PO SI NUK TE VJEN PAK TURP O EDI RAMA QE KRAHASON LONDREN ME TIRONEN TONE TE MJERE QE DUKET SI KANDAHARI I AFGANISTANIT MORE KAQOL!