Në prag të zgjedhjes në krye të Këshillit Bashkiak, vjen dhe “hakmarrja” ndaj Aldrin Dalipit. Gjykata e Apelit ka vendosur ta dënojë me 200 mijë lekë, kreun e këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës, i cili është akuzuar për shpifje nga kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha. Padia e Bashës erdhi pas deklaratave të Dalipit në lidhje me kioskat e kunatit të Bashës tek rruga pedonale.
Dalipi shprehet se ky është presion para mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku do shkarkohet Njazi Kosovrasti.
“Gjykata e Apelit sot i bëri dhe një shërbim të fundit Lulzim Bashës. Një gjobë mjerane ndaj meje si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës për denoncim të korrupsionit. Asnjë presje s’u heq deklaratave të mia për korrupsion të Lulzim Bashës. Presioni në prag të mbledhjes ku Basha humb shumicën në Këshilli Bashkiak tregon panik!”, shkruan Dalipi në Twitter.
