Pornografi përmes chatit, procedohen 5 vajza

redaktor

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për 5 vajza për veprat penale pornografi dhe mbajtje të lokaleve për prostitucion. Të rejat po hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës pas aksionit të uniformave blu të koduar “Hotline”.

Në gjendje të lirë po hetohen: E. Ll., 18 vjeçe; V. V., 22 vjeçe; R. K., 25 vjeçe; L. N., 23 vjeçe; F. J., 22 vjeçe. Nga hetimi i bërë, ka rezultuar se, shtetaset E. Ll., V. V. dhe R. K., dyshohet se kanë kryer veprimtari te paligjshme “Chat Line”.

Këto shtetase ishin punësuar në mënyrë të paligjshme nga shtetaset L. N. dhe F. J., këto të fundit ishin edhe menaxhere të Kompanisë “Adult Work”.Kjo veprimtari e paligjshme kriminale zhvillohej në zonën e Unazës së re pranë “Astirit” dhe në rrugën e Kavajës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:  7 njësi qëndrore dhe monitorët përkatës, 7 web kamera, 10 lodra seksuale, 3 telefona celular.

Share This Article
1 Comment
  • tani u hapen dyert e BE! Ne BE meazallah se gjen nga keto gjera! Jane shpikjet tona. Eh mor sistem palaco qe bejne te gjithe gam gam por nuk ka fare sens drejtesie ku te gjithe hajdutet me cizme te pushtetit te dhjerokracise dalin me ballelart dhe faqender nga dyert e gjykatave apo kur ai qe jep det, del si kryepatriot. Nuk e ka fajin politika, po votuesi se te gjitha votat nuk i vjedhin keta, ca ua japim vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *