Sulmet në Kaliforni, në pranga të afërmit e terroristëve

redaktor

Tre persona kanë rënë në pranga  lidhur me sulmet në San Bernardino të të Shteteve të Bashkuara,  në të cilat mbeën të vrarë 14 persona.

Tre persnat e lidhur me terroristin Syed Farook, janë arrestuar gjatë bastisjeve në jug të Kalifornisë.

Ata janë dërguar në mbajtje nën akuzat për konspiracion dhe për deklarata të rreme.

Sulmet, Dhjetorin e kaluar, janë kryer nga çifti mysliman Syed Farook dhe Tashfeen Malik.Të dy ata janë vrarë nga policia. Këto sulme janë përshkruar si më vdekjeprurëset në tokën amerikane që nga sulmet e 11 Shtatorit. Një nga të arrestuarit të enjten thuhet se është vëllai i Farook-ut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *