Italia mund të jetë shënjestra e radhës nga terroristët xhihadist.
Lajmi është bërë i ditur nga policia italiane pas arrestimit të gjashtë personave pasi dyshohen se kanë lidhje me ISIS-in.
Gjashtë xhihadistët janë marokenë me shtetësi italiane dhe janë arrestuar në zonat Lecco, Varese dhe Milano.
Mësohet se aksioni është realizuar mëngjesin e sotëm dhe sipas informacioneve të para, është shkatërruar një celulë terroriste e vendosur për të shkaktuar sulme të rënda në shtetin Italian.
Nga përgjimet telefonike, tregohet se personi kryesor i kësaj celule është regjistruar duke thënë se do të sulmonte Vatikanin dhe ambasadën e Izraelit, ndërsa armët do ja siguronte një shqiptar, pasi në tregun e brendshëm, nuk do kishte mundësi t’i gjente.
“Për këta armiq betohem, se nëse më siguroni familjen, betohem se do të jem i pari që do të sulmoj Italinë e krishterë, betohem se do të sulmoj Vatikanin, me vullnetin e Zotit”, ka thënë ai.
Gjithashtu, nga hetimet e zbardhura policore, dhe në përgjimin e bërë publik mes Abderrahim Moutaharrik dhe Mohamed Koraichi, të dy të arrestuar gjatë operacionit antiterrorizëm dëgjohet:
Moutaharrik shprehet se “dëshira ime është që të bëj një atentat në ambasadën e Izraelit, dhe kam kontaktuar me një shqiptar për të na siguruar armët pasi këtu nuk i gjen dot”.

A more Sali faqe ziu na bere armiq me te gjithe .Tu thafte fare brez pas brezi. Thirrja jote rrembeni armet eshte shume domethense per terroristet .Pra le te kuptohet se poshte krevatave shqiptaret mbajne armet .