Çela: OSHEE ka kaluar krizën, kemi nisur investime

Elton Tafaruci

Administratori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së  Energjisë  Elektrike (OSHEE) , Ardian Çela u shpreh të premten për median se, OSHEE ka kaluar krizën ekonomike dhe po vijon me fazën e mirëmenaxhimit dhe investimeve.

“Kompania tani ka më shumë mundësi për investime, kemi një reduktim të nivelit të borxhit, ulja e borxhit edhe në 3-mujorin e parë të 2016. Borxhi i kompanisë është ulur në 108 miliardë lekë”, tha Çela.

Sipas tij, aksioni i përbashkët me policinë për të prerë lidhjet e paligjshme ka rezultuar i suksesshëm, pasi është ulur konsumi i energjisë elektrike.

Administratori Çela tha se, “po vëmë re përbaltjen e opozitës, për  arrtitjet e punës sonë, pikerisht nga ata që e zhytën OSHEE në krizën më të thellë. Unë mund të them se ne kemi arritur reduktimin e nivelit të humbjeve dhe kemi nisur investimet te rendesishme në rrjet, që kapin shifra te konsiderueshme”, shtoi ai

Share This Article
2 Comments
  • 410 EURO JEP OSHEEEEE PER HAPJEN E 1 ML KANAL ME GJERESI 30 CM DHE THELLESI 1 M.

    ME 410 EURO NDERTOHET 1 ML RRUGE E RE QE NGA THEMELI ME GJERESI 8 M DHE 1 M THELLESI E PUNIMEVE.

    E GJITHA KJO, KUR PER 30 EURO DRITA TE PAPAGUARA AI TJETRI HUMBI JETEN NE BURG.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM TRAP DHE HEROIK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *