Basha prezanton programin e PD-së me biznesmenët e Vorës

Elton Tafaruci

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar programin ekonomik të opozitës me biznesmenët e Vorës. Ai ka theksuar sërish rikthimin e taksës së sheshtë prej 9%, dhe 15% TVSH.

“Rritje e pagës minimale, ulje e çmimit të energjisë për familjet që konsumojnë më pak se 300 kvv/h, ulje e çmimit të energjisë për biznesin, rishikim të reformës së pensioneve në funksion të interesit të qytetarëve. Taksë e sheshtë 9%. 9% për qind tatim mbi fitimin, 9 për qind kontributet shoqërore, 0 për qind taksë mbi dividentin, 15 për qind tatim mbi vlerën e shtuar”, ka thënë Basha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *