Faksimile të gazetave të prillit 2004, nga të cilat kuptohet që rezoluta atëherë NUK është miratuar

redaktor

Topalli, Idrizi dhe përfaqësues të PD-së thonë që “rezoluta u miratua në 2004, ndaj nuk ka nevojë për rezolutë tjetër”. Shpëtim Idrizi u shpreh që “jemi të kënaqur se është e ngjashme me tonën”. “Ta gëzojmë rezolutën” – shkruajtën në adresa emailesh të medias. Akuzuan edhe Servet Pëllumbin që ka falsifikuar dokumentet e votimit të atëhershëm. Pëllumbi thotë “hapni arkivat”. Kush gënjen? Po botojmë bashkëngjitur disa skanime nga gazeta të atij viti në ditët e prillit fill pas botimit në Kuvend. Duket qartë që rezoluta atëherë nuk është miratuar. Mund të shihni në këto gazeta një opinion te Sabri Godos, njeriu që ishte bashkautor i Kushtetutës, opinione nga Fatmir Mediu, Gjinushi, Brokaj, Dedja etj. Të gjithë këta nuk e dinin se ç’kishte ndodhur atë  ditë në sallë?! Edhe çamët u rrahen “per hobi” perpara parlamentit asokohe?! E vërteta është që votuan kundër 4 persona, abstenuan 44. Nuk shprehën asnjë qëndrim 7 persona për një total prej 55 vetësh. Votuan pro 53 vetë. Gjithsej në sallë ishin 108 vetë. Këto facsimile provojnë që Topalli, Idrizi, PD dhe PDIU gënjejnë. Zyrtarisht ende nuk ka një qëndrim publik të parlamentit të Shqipërisë për këtë punë. Ka vetëm një copë letër dërguar nga Topalli, Idrizit. Askush nuk ka bërë publike dosjen e plotë dhe procesverbalin e atij votimi. Ose kanë falsifikuar dokumentat ose ështeë një skemë alla-Jozefinë sa të hedhë kanalin. Sepse nuk ka asnjë logjikë në këtë mes. Një ligj ose votohet ose nuk votohet; e nuk qëndron pending në arkiva. Kushtetuta nuk e njeh një rast të tillë.

Gazeta Koha Jone 11 Prill

Gazeta Koha Jone 1

Gazeta Shekulli 9 PrillBazeta Ballkan 2

Gazeta Cameria Prill 1Bazeta Koha Jone 10 Prill 2004

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *