Kuvajti dëbon 40 000 shtetas të huaj

Elton Tafaruci

Kuvajti dëboi 40 000 shtetas të huaj gjatë 16 muajve të fundit, kryesisht për qëndrim të paligjshëm në zonën e pasur me naftë të Gjirit, raportoi sot e përditshmja lokale ”Al-Anba”.

Sipas gazetës ”Al-Anba”, e cila citon pa bërë të ditur burimin nga rangu i lartë i shërbimeve sekrete, 26 600 punonjës të huaj, shumica aziatikë, u dëbuan në vitin 2015.

Frekuenca e dëbimeve shënoi rritje gjatë katër muajve të vitit 2016 me kthimin e 14 400 personave drejt vendit të tyre.

”Shumica e të dëbuarve nuk ishin të pajisur me leje qëndrimi ndërsa disa të tjerë u kthyen për shkak të kryerjes së veprave penale, kryesisht për shkelje të kodit rrugor ose krime”, saktësoi e përditshmja.

Kuvajti numëron 1,3 milionë shtetas autoktonë si dhe tre milionë shtetas të huaj që vijnë kryesisht nga India, Pakistani, Bangladeshi, Filipinet ose vendet arabe si Egjipti dhe Siria.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *