INSTAT: Papunësia është ulur me 0.4%

Elton Tafaruci

Instituti i Statistikave deklaroi se papunësia në vitin 2015 është ulur me 0,4% krahasuar me një vit më parë. Në botimin e fundit mbi tregun e punës për vitin që shkoi, rezulton se për grupmoshën 15 deri 64 vjeç, niveli i papunësisë është 17,5% nga 17,9% që ishte në vitin 2014.

Me ulje është grupmosha kryesore (30-64 vjeç), ndërkohë që për të rinjtë deri në 29 vjeç papunësia është në rritje me 0,7%.

Shkalla e papunësisë për meshkujt është më e lartë sesa për femrat. Personat e papunë prej më shumë se 1 vit përbëjnë 66% të të papunëve gjithsej.

Krahasuar me vitin 2014, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej është rritur.

Raporti i INSTAT evidenton se gjatë vitit 2015 numri i të punësuarve në Shqipëri është 1 milion e 87 mijë persona, me rritje 4,8% krahasuar me vitin pararendës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *