Punonjësit e larguar nga puna në spitalin rajonal të Fierit protestuan për rikthimin në punë. Ata thonë se pas shumë vitesh pune nuk është e drejtë që të hiqen.
Të gjithë punonjësit e larguar kanë eksperiencë nga 15 deri në 30 vite pune. Dy muaj më parë, 72 punonjës të spitalit rajonal të Fierit u njoftuan për largimin nga puna me motivacionin e suprimimit të vendit të punës dhe data 24 maj është dita e fundit e tyre në punë.

Sanitaret me 15-20 vjet eksperience kerkojne te rikthehen ne vendin e pirjes se kafe se dhe permbysjes se filxhaneve. 72 punonjes ne nje spital si I Fierit? Sa paciente ka ne dite, muaj, vit ky spital? Kapitalizmi eshte rend democratic qe rrotullohet rreth paràsë.