Qyteti i Hartbergut në Austri do të jetë pritësi i ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Katarit.
Takimi i 29 majit do të luhet në një stadium me kapacitet gjashtë mijë vende.
Për kuqezinjtë kjo do të jetë miqësorja e dytë me Katarin, pas asaj të fituar 2-1 më 22 maj 2012.
Pas kësaj ndeshjeje, djemtë e De Biazit do të udhëtojnë drejt Italisë për të luajtur miqësoren e dytë me Ukrainën.
“Kombëtarja do të udhëtojë drejt Italisë dhe më 2 qershor do të zhvillojë në stadiumin e Bergamos “Attleti Azzurri” miqësoren e dytë kundër Ukrainës. Më 6 qershor, kombëtarja shqiptare niset nga Italia për në Peros Guirec të Francës, ku do të jetë rezidenca kuqezi për Kampionatin Evropian”, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.
