VIDEO / Pyetja e Ana Veizit për Agim Llupon…

redaktor

E premtja e 21 Janarit 2011, për Ana Veizin ishte dita tragjike kur asaj i morën fëmijërinë. Ishte ende 11 vjeçe dhe kishte vetëm një ëndërr, të rikthente bashkë prindërit, Almën me Ziver Veizin, që prej kohësh jetonin të ndarë. Me këtë shpresë e priste kthimin e të atit nga Greqia…

“Më ka thënë që do të vinte sërish në janar, do të vinte sërish të më takonte, sepse unë për atë isha personi më i shtrenjtë, personi më i dashur dhe prisja shumë që ta takoja. Mëngjesin e 21 Janarit më merr halla dhe më thotë që mund të vinte babai tek unë të më takonte pasi të kthehej nga Tirana. E prita shumë, por nuk mora gjë tjetër veçse një lajm që më ndryshoi jetën”, rrëfen Ana.

Ana ishte nga ata fëmijë që e ndiqte pak televizorin dhe mësë shumti lexonte libra, ndaj atë ditë nuk pa asnjë copëz nga protesta në bulevard dhe as këputjen e të atit përpara derës së Kryeministrisë.

“Ngaqë isha shumë e vogël nuk më ishte shpjeguar fakti që do të shkonte në protestë për të kërkuar të drejtat e tij dhe nuk e dija çfarë kishte ndodhur atë ditë. Më pas, të nesërmen, herët në mëngjes vjen daja dhe më thotë që babi ishte plagosur, por dëgjova të tjerët që qanë dhe e dija shumë mirë që ai nuk merrte më frymë”, kujton sot Ana. Ky ishte çasti  që ndryshoi përgjithmonë jetën e saj. Ëndrra e pasjes së një familjeje të bashkuar iu zëvendësua me një tjetër; të bëhet gjyqtare.  Në vijim,  gjatë marshimeve në përkujtim të 4 të vrarëve në Bulevard , fytyra e saj e përlotur u kthye në simbolin e 21 Janarit. Sot, megjithëse në prag të adoleshencës, brenda vetes vijon ta mbajë kohën tek ajo vajza e vogël që po përpiqen ta ruajnë nga dhimbja.

“Pas 21 Janarit ka ndryshuar çdo gjë tek unë. Nuk arrija të gjeja qetësinë si fëmi, nuk arrita të kaloj një fëmijëri që kalon çdo fëmijë. Ishte shumë e tmerrshme, aq e vogël të shohësh babanë tënd tek vritet para derës së Kryeministrisë dhe bie në një mënyrë aq të tmerrshme! Isha 11 vjeç. Nuk kuptoja asgjë. E vetmja gjë që kisha përbrenda ishte urrejtja dhe e vetmja gjë që doja ishte drejtësia”, thotë Ana.

Gjatë këtyre pesë viteve, urrejtja e Anës është kthyer në një pyetje ndaj Agim Llupos, njeriut që vrau Ziver Veizin. “Nëse unë atë person do ta kisha përpara do t’i bëja vetëm një pyetje; nëse ti ke fëmijë, si do të ndiheshin fëmijët e tu? Nëse ti ke familje, si do të ndihej familja jote?”, pyet vajza e Ziver Veizit.

Pas vendimit në Gjykatën e Lartë, që vendosi një vit burgim për vrasësin e të atit, pritja për drejtësi i la vendin zhgënjimit  “Nuk di më çfarë të besoj, sepse dalëngadalë po më shuhet çdo shpresë dhe mendoj që nuk do të gjej drejtësi, jo vetëm tek shteti, jo vetëm tek gjykatat, por askund”, thotë ajo. / TCH

Për më tepër ndiqni videon:

Share This Article
12 Comments
  • Nese eleminuam deri ne shuarje diktaturen.Nuk arritem te krijojm asgja pozitive vec anarshis se krimit,korrupsionit,prostitucionit.Nga era shtet monizem u transformuam ne shtet qe nuk i ndihet askund ere shtet.Dhe vashdojme ne kete rruge ku kriminelet e demokracise shume ma te terbuar se ato te monizmit.Nga spikat qe krimi,korrupsion mbetet kopil i pa emen.

  • Hajde Claus jepi pergjigjen tende ksaj femie ! Se cka shiko edhe ate bur qe shtrihet mos e ben per gallat e ndigjo si zbrazen kallashnikovet se mos jan fishekzjar apo tullumbace qe imitojn zhurmen e plumbave qe bien mbi njerez qe mbajn “cadra pushk” ! Ironizo e interpreto sipas menyres tende ate cka shofim ktu ! Na thuaj kush e beri e kush dha urdher !!!! Hija e ktij krimi do ju ndjek der ne varr jo atij qe urdheroi, sepse i mungon ndergjegja, sepse esht killer i lindur e etja per pushtet qendron mbi cfardo morali ,sepse esht ushqimi i tij esht vet qenia e tij ,dhe te till rall lind bark nene ,por turpi esht per ata qe perfaqesojn ligjin e drejtesin dhe jan po aq pergjegjes sa vet urdherusi ,jan ata si pun e yte qe te verteten e shohin me mendjen dhe ndergjegjen e tij ! Ai esht nji dhe dora vrasese e tij mundet te kerkoj te shuaj ter shqiptaret e nese demi qe ju beri me tradhtin esht i pallogaritshem ,nuk esht ashtu per ata qe e zgjodhen dhe e vun ne sherbim antishqiptar ,e per ta esht heroi sebashku me heroinen sllobodank !Pra ,nuk ka cthem e cte vazhdoj te flas per nji personazh hero i armikut ton, por ajo qe nuk falet ,ajo qe nuk kaperdihet e qe esht turpi i ter kombit jan ter ata qe e ndjekin dhe e kan mar ne mbrojtje !Jan ata qe jan me tradhtar se vet tradhetia ,jan ata qe nuk di se heroj te kuj jan Jan ata shqiptar qe urejn Shqiperin e shqiptaret e jan kta pra, qe meritojn denimin me te madh nga nje hero i armikut ……….
    Do te doja ti them shum ksaj jetimeje ,, do te doja ti them qe edhe nese ata qe kan per detyr te ven drejtesi qe te qetesohet shpirti i babait te saj ,te mos e ket peng te madh sepse babai i saj esht pasqyra e shqiptareve qe shofin realitetin !

  • Nuk jam njeri qe perlotem kollaj, por sa here e shohe kete fotografi, kete vajze me Fytyre Shqipomje, qe vajton Babane e saj, që ka ka nje deshire te vetme, TË VENDOSË DREJTESI,
    me tradhetojne lotet…
    Shqiptaret, ne se duane vehten e tyre, ne se duane dinjitetin dhe Lirine e tyre, duhet ta dergojne Vrasesin Real te Babait te Anes, para Hekurave, nuk e kam fjalen, per Lupon, kete cope Mish me dy sy, por per Vrasesin e Vertete te Babait te Anes…Sali Kërmën…!

  • Ana e ndjeje dhimjen tende,dhe solidarizohem me ju,por dua te kundershtoj pak,drejtesia do te behet,mbase jo me nga keto palo gjykates,sepse ato do te kene perfunduar ne burg si bashkepuntore me krimin.Duan apo nuke duan rilindasit e lidur te vdekur, te pa ngopur me leke te piset e pushtet brenda mijve te kenetes,drejtesia do te vihet ne vend,Berisha me shoke autor do te ndeshkohen nga drejtesia shume shpejt,nuke ka edviner e metallare qe ti shpetoje nga denimi.

  • Boll i viktimizuat femijet dhe boll e perdoret kete vajze sikur per te te kishte marre fund jeta! Pse nuk sqaroni perfitimet qe ka pasur kjo vajze “e vrare shpirterisht” nga faktorizimi i paturp qe i ben vrasjes se te atit? Shqiperia eshte e mbushur me femije jetime per te cilet nuk kujtohet askush dhe qe jane ne gjendje shumee te veshtire se kjo ketu te cilen na e nxirrni cdo dy jave dhe na hapni barkun. Thuajini kesaj vajze se babai i saj shkoi me vullnet te lire ne proteste, qendroi me vullnet te lire ne proteste kur ajo u be e dhunshme nga ana e protestuesve dhe mori ndoshta ate qe do te merrte edhe nje amerikan po te guxonte te futeje force ne Shtepine e Bardhe!

    • qelbesire qe le nam ne pashpirtesi dhe injorance
      qelbesire !!!!!
      cfare perfitimi mund ti ktheje te atin ???
      cfare ka perfituar pervecse nje mundesi studimi ,sepse eshte dhe e shkelqyer ne mesime ,
      perse ju tremb perfitimi i saj ? po e shihni veten ne banken e te akuzuarve ? syte e saj ju trembin ?
      do ju perndjekin dhe ne ferr ,ne ferrin qe gatuat per shqiptaret ,ti dhe soji i vrasesve qe jeni
      faktorizimi qenka i paturp ,kurse vrasja qenka e ndershme ??????
      Shqiperia eshte e gjitha jetime se ka plehra si ty !!
      thuaja ti plehre ,shko ulu me te mbi pllaken e bronxit dhe thuaja ti plehre , qe shteti te vret ,te vret vullneti i lire ,te vrasin me duar ne xhepa ,te vrasin buuuuurracaket e armatosur deri ne dhembe
      vrasin popullin e tyre dhe lene femijet jetime !

      • O ti mjelma e zeze… mundesia e studimit ne nje nder shkollat private me te shtrenjta ne Shqiperi pas nderhyrjes se drejtperdrejte te kryeministrit nderkohe qe shume femije policesh te vrare ne detyre nuk kane mundesine financiare te ndjekin as shkollat publike a nuk eshte perfitim?

        Ne fakt Shqiperia ka mbetur kjo qe eshte sepse vazhdon te kete ende njerez si ju, te verber ne besimin ndaj liderit “suprem”. Patjeter, duhet te jesh ndonje militante e zjarrte partie nga ato sekretaret e Dulles qe flet me kaq pathos por pa pasir asnje argument.

        Ne do te dish opinionin tim policia ka bere shume mire qe i qelloi, madje veproi me vonese, sepse ata zhulsa na erdhen e na dogjen Tiranen, prishen rendin publik ate dite dhe rrezikuan rendin kushtetues. Guxo njehere te kalosh rrethimin e sigurise ne Shtepine e Bardhe dhe pastaj shiko ku shkon. Guxo ta besh edhe ne Kuirinale apo ne cdo seli qeverie.

        Mllefin nuk duhet ta kene me Sali hajdutin por me Edi plackitesin qe tall bythen me ju prej kaq vitesh. Ju nxori si dele ne proteste e vete mbrojti bythen nga kullat e Fidelit. Do bente drejtesi per 21 janarin por del emeron drejtor te OSHEE nje nder ekzekutoret. Dhe per tu mbyllur gojen familjareve ju jep ca leke, ca bursa, dhe keta injorante si kjo vajze kenaqen me aq se makar barkthare kane qene dhe e shesin nderin dhe gjakun e familjareve te vrare vetem per tu dale njehere surrati ne gazeta dhe vetem per nje burse.

        Merru me Edin o zonje se ai ta ka fajin perse nuk behet drejtesi. Por ta them une pergjigjen, nuk e ben e para se e di shume mire qe ashtu duhet vepruar me protestues te dhunshem qe kercenojne rendin kushtetues dhe e dyta nuk ja mban bytha te kruhet me Ilirin qe i etiketoi kokepalare dhe qe ishte arsyeja perse babai i divorcuar dhe pijanec i kesaj vajze qe sot po na shitet si martir doli ne shesh te protestonte.

        Vertet mendon se po te ishte Edi do vepronte ndryshe ne 21 janar? Ai per shpirt te vret vetem se nga natyra ka qene gjithnje qulls e cun mami e nuk ka bythe. Shiko si sillet me protestuesit te liqeni, me kundershtaret e projektit te stadiumit… Shko zonje nxirr ndonje kothere buke e haje me femijet se paska qene e shkruar qe Shqiperia te vuaje nga ekzistenca ne shumice e njerezve si ti qe e shesin veten shume lire.

        Ju uroj dite te mbare.

  • kesaje femije pergjigjene ja ka dhen bosate amerikane qe vjedhine e grabisine pasurite kombetare te ketije vendi dhe kushe ndalone bosate ne grabitjete e tyre keshtu e pesone nepermjete bijve te tyre te politikes shqiptare dhe per kete jane te paprksheme keta minje haleje

  • Po ky baba, kthehet nga Greqia dhe nuk shkon te shohe nje here femijet e tij dhe na shkon direkt ne demostrate ? Cfare babai eshte ky ? Erdhi nga Greqia per familjen apo per demostraten ?
    Ndoshta ka qene i organizuar ne “trupat speciale” qe u sollen te organizuar nga Greqia per demostraten.

  • Me vjen keq per ty o ana por babai jot bente mir te rrinte ne greqi e jo te vinte dhe te shkatronte tiranen prandaj fajin kerkoe ke ata qe enisen drejt tiranes dhe jo ke agim llupo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *