Laçi largon hijet e rënies nga kategoria, fiton 3-2 me Vllazninë dhe krijon një distancë sigurie prej 6 pikësh me vendin e parafundit.
Kurbinasit i kanë shkaktuar humbjen 5 në gjashtë përplasjet e fundit mes tyre kuqebluve, të cilët nuk arrijnë të fitojnë në këtë fushë që nga marsi i 2014-ës.
Ndonëse e nisën ndeshjen në disavantazh pas epërsisë së shkodranëve të cilët kaluan në avantazh me Markun që në minutën e 15’, kurbinasit kanë ditur të reagojnë e madje të rikthehen sundues në shtëpinë e tyre. Vetëm shtatë minuta pas pësimit të golit, Laçi ka barazuar falë realizimit të Nimanit. Pas shtatë minutave të tjera ka qenë Cetkoviç ai që përmbysi gjithçka duke kaluar Laçin në avantazh, i cili ka mbyllur në shifrat 2-1 fraksionin e parë të lojës.
Në pjesën e dytë janë realizuar edhe dy gola të tjerë. Një goleadë e vijuar nga kurbinasit të cilët kanë thelluar avantazhin e tyre falë golit të dytë personal të Nimanit i cili çoi shifrat në 3-1 në minutën e 64’. Miqtë kanë ngushtuar shifrat në minutën e 90’ me Dibrën. Pikërisht në shifrat finale 3-2 në favor të Laçit u mbyll ky takim.
