Deklaratën e ish-kryeministrit Berisha për armatosjen e qytetarëve, Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi e sheh si mesazhi që i drejtohet ndërkombëtarëve për t’u treguar se është ai që ka në dorë “çelësat” e stabilitetit të vendit.
“Ky është një mesazh i pastër për ndërkombëtarët. Për t’u vetëservirur si individi që ka në dorë çelësat e stabilitetit në Shqipëri. Për t’i thënë atyre: “shiko çfarë jam në gjendje të bëj, çfarë mesazhi i jap unë natyrisht merr një ndjeshmëri të lartë”. Unë për sa i përket kualitetit të politikës, të asaj që e thith deklaratën në fjalë, mendoj që nuk është një politikë shumë profesionale, sepse në të tilla raste përderisa ka një kuadër ligjor kushtetues, menjëherë politika duhet të dijë ta orientojë në kanalin ligjor. Ose në rast se do futet në rrafshin politik pastaj duhet të ketë një debat profesional politik. Kështu që më duket një deklaratë e cila fokusin e ka te ndërkombëtarët dhe kërkon ta orientojë debatin e brendshëm pikërisht në një aspekt që nuk i intereson askujt”, thotë Topi për Tema Tv.
Ai thekson se deklarata është e rëndë, por jo e pamenduar. Kreu i FRD shton se qëndrimi është i mirëmenduar, pasi Berisha e ripërsëritur atë duke i qëndruar deklaratës së mëparshme.
“Berisha është një politikan i një stazhi të gjatë, sigurisht është një intelektual. Kur do ta thotë, diçka e thotë dhe mos mendoni se atë që thotë e thotë në mënyrë të pamenduar. Madje ai vet e ka rikonfirmuar, se është një deklaratë e tij e menduar mirë, sepse kur jep disa deklarata dhe në distancë kohore nga deklarata e parë, që në shumë raste mund të jetë edhe një lapsus, ti ke të gjithë të drejtën tënde, kohën, për ta ridimensionuar. Por kur i qëndron, i qëndron gjithnjë e më fort, do të thotë se është e mirë-menduar. Dhe kur flitet për armë, në një vend ku armët kanë bërë gjëmën, përfytyroni se ç’lloj tensioni sjell në kancelaritë perëndimore”, shton Topi.

Lere mor tope presjonin e berishes menjane,se te jete per nderkombetaret nje e mbyllur e rrubinetes e ben berishen,edvinin,topen,apo meten dhe medine ti mbulojne me byshtyma shqiparet.Mjaft me lloqe kavaje qe nuke I shkojne me per shtat nje rrealiteti te dhimshe shqiptare,pasoje edhe e politikave tuaja grabitqare deri me sot.
Tope,mos kujton se shqiptaret dhe nderkombetaret e hajne me sapunin per djath,gabohesh,dita e gjykimit po afron duan apo nuke duan ramovic,brishovic,metovici dhe medivici me ju e shoke te soit tuaj te marre sebashku kot ju genjen mendja se ato ne mu..e mu..i jane te marre sebashku.
Sa me shume ta vonojne reformen ne drejtesi dhe ndryshimet kushtetuese aqe me gjate do te qendrojne pas hekurave te burgut ato.
Nuke temben luanet nga hienat e cakejte,o tope.
PATRIOT QENKE VERTET PATRIOT JA KE QENIS MIR TOPES TE LUMT
Ka edhe kët temin në dorë salushi
Une mendoj qe Berisha te beje biznes me diktatorin ne Koren e veriut dhe mbrenda sekondes te gjithe boten e kthen ne avull.
Lidheni qenin se nuk te han po u lidh.Asht qen qe ma shume leh ne terbim se ka takat per te rrealizue ate qe llap llap.
Kujtoni kriminelin qe terrorizonte Vloren me 1997.Kur gjithe familjen e kishte vendos jasht shtetit.Vet kishte mbathur opinga dhe ne rastin ma te pare me u avullue nga shqiperia si i dashuri i tije mbreti Zog.
Tope,tope,papagallos…..
Asgje te re nga Topi per ish-shefin e tij.Kushdo e kupton se ai njeri-kafshe e ka seriozisht.E tha ne Kuvend e kudo dhe nd/kombetaret jane ketu.Por,pse nuk thua se SB eshte kriminel me faktet qe ju i dini?Pse nuk nderhyjne nd/kombetaret ndaj tij,ata qe e vune ne ’92 per te shkaterruar shqiperine e per ta mbajtur pend ate?Pse LU shkon e takon ate dite-per-dite duke i krehur bishtin,a mos LU-ne e paguan Saliu?