Arrestohet çifti shqiptar, u kapën me 15 kg drogë në Itali

Elton Tafaruci

Një çift shqiptar është arrestuar nga policia italiane në zonën e Lavenos, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Plot 15 kilogramë kanabis sativa u gjet në makinën e shqiptarëve. Ata janë Selda Sheqi 36 vjeç dhe Sokol Muça 45 vjeç.

Droga ishte ndarë në 7 pako dhe çifti shqiptar shfaqi tension gjatë kohës kur polici nisi kontrollet për drogë, çka shtoi akoma më shumë dyshimet e karabinierëve.

Ata akuzohen për trafik të drogës, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *