Gjermani, dhunë dhe protesta në Ditën e Punëtorëve

Elton Tafaruci

Dita ndërkombëtare e Puntorëve është pritur me protesta në Gjermani, teksa mijëra aktivistë të majtë marshuan në rrugët e Hamburgut duke krijuar një situatë të tensionuar.

Në bazë të shifrave të bëra publike, afro 2.000 persona u mblodhën duke mbajtur në duar pankarta si dhe duke thirrur në kor fraza që mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Për shkak të dhunës, policia u detyrua që të shoqëronte dhjetëra protestues, por nuk bëri publik numrin e saktë të tyre.

Mijëra aktivistë të majtë në Gjermani kanë përdorur protestat për të pritur 1 Majin, e cila është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Në qytetin e Hamburgut, protesta ishte edhe me e ashpra.

Sipas organizatorëve, afro 2.000 persona marshuan në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit, ku fillimisht ndonëse të zhurmshëm, nuk shkaktuan asnjë incident madhor.

Megjithatë, situata u përshkallëzua nga një grup prej afro 800 aktivistësh në bazë të shifrave të policisë, të cilët nisën të hedhin gurë dhe sende të forta në drejtim të autoreiteteve.

Në vendin e ngjajres u vu re një prani e rritur ndjeshëm e forcave policore, të cilët u munduan që të evitojnë cdo incident të mundshëm. Autoritetet bënë me dije se kanë shoqëruar në ambientete e Policisë dhjetëra aktivistë, por ata nuk bënë publike një shifër të saktë.

Kjo ishte protesta e dytë brenda ditës e marrë përsipër nga aktivistët e majtë në Gjermani. Më herët një grup me bazë në Shtutgart, tentoi të bllokonte zhvillimin e konventës së partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *