Akademikja dhe historiania ruse, Jelena Guskova paralajmëron se projekti i quajtur “Transversalja e Gjelbër” është thuajse pranë fundit dhe pritet që të nisë faza e saj finale, e cila sipas saj do të bëhet në fund të muajit gusht. AJo do të çojë deri te sulmet e armatosura të terroristëve në Maqedoni, Serbinë Jugore (Luginën e Preshevës) dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Sipas Guskova, terroristët do të inskenojnë sulme ku do të vdesin civilët shqiptar, dhe do të thërrasin në luftë për çlirimin nga tirania mbi shqiptarët në Maqedoni, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Ajo paralajmëroi se më ashpër mund të jetë në Republika Srpska ku me arsyetimin e rregullimit të situatës, do të shkohet deri te ndërhyrja e NATO-s.
Sipas Guskovas, Republika Srpska ende është duke e forcuar pozicionin e saj, Maqedonia po tenton ta mbroje pavarësinë, ndërsa Serbia ende nuk po e njeh Kosovën.
