Ky është momenti dramatik kur policia hedh në erë një ‘xhami ilegale’, të mbushur me eksploziv.
Ekspertët e hodhën në erë faltoren ilegale me anë të një shpërthimi të kontrolluar.
Ngjarja u regjistrua në Samara të Rusisë.
Policia tha se kishte zbuluar rreth 1 kg eksploziv brenda, ndërsa mbi 50 të rinj, mes tyre një mbështetës i Shtetit Islamik, e frekuentonin faltoren.
Ekspertët vendosën ta hedhin në erë faltoren pasi vlerësuan se ishte shumë e rrezikshme që të hiqej eksplozivi.
Më herët, forcat speciale kishin arrestuar 53 persona në faltore.
Ata mendohet se janë besimtarë ekstremë të lëvizjes Salafi.
