Gara për Çmimin e Madh të Rusisë i takoi pilotit të Mërcedesit Nico Rosberg i cili mposhti kolegun e tij Luis Hamilton që garën e përfundoi i dyti.
I treti në këtë garë mjaft interesante doli Kimi Raikkonen. Që në xhiron e parë të pistës, pa filluar vërtet rivaliteti, Sebastian Vettel u tërhoq nga gara pasi pësoi një aksident.
Por, skuadra italiane bëri që të vlejë vetura tjetër në pistë duke zënë vendin e tretë.
Kjo ishte fitorja e katërt e Rosberg në katër gara deri më tani, ku po kryeson kampionatin e Formulës.
